Metropolitan

Khëm-khëm! Nicole Kidman sapo u thumbua nga ish-bashkëshorti! o.O

Khëm-khëm! Nicole Kidman sapo u thumbua nga ish-bashkëshorti! o.O
FilmMagic

Keith Urban thumboi ish-bashkëshorten e tij, gjatë premierës së serisë “Road”, e cila lidhet me garën e 12 muzikantëve, që do të konkurrojnë për të hapur turneun e Keith në SHBA.

Khëm-khëm! Nicole Kidman sapo u thumbua nga ish-bashkëshorti! o.O

Këngëtari doli në skenë për të interpretuar “Straight Line”, këngën nga albumi i tij i fundit dhe teksa reflektoi për mesazhin e këngës, s’e harroi ta lëshonte një kunjë.

“(Kjo këngë lidhet me) dëshirën për t’u çliruar nga një rutinë që të rraskapit shpirtërisht, në të cilën mund të jesh ngecur. Mund të jetë një marrëdhënie, punë, kreativitet, me veten…çfarëdo qoftë!”, u shpreh ai.

Këngëtari country shpjegoi se donte që kënga të përcillte idenë e “t’u ndjerit gjallë sërish, pas daljes nga një periudhë e errët. “Straight Line’ është kënga e parë e albumit për shumë arsye, por veçanërisht sepse ajo përfaqëson një energji dhe frymë që u bë linjë e përbashkët e gjithë albumit”, tha ndër të tjera ai.

Khëm-khëm! Nicole Kidman sapo u thumbua nga ish-bashkëshorti! o.O
 
Keith u tha fansave se do të “trajtonte shumë tema, emocione dhe energji në këtë album, por një shpirt thellësisht njerëzor i përshkon të gjitha”.
 
Në një moment tjetër gjatë programit të garës, muzikanti u ankua për ndjenjën e “vetmisë dhe mjerimit”, ndërsa reflektonte mbi vështirësitë e turneve, duke theksuar se shfaqja duhet të vazhdojë pavarësisht çfarë ndodh në jetën personale.

Khëm-khëm! Nicole Kidman sapo u thumbua nga ish-bashkëshorti! o.O
 
Në fund të shtatorit, u bë e ditur se martesa 19-vjeçare e tij me aktoren Nicole Kidman po merrte fund. Më tej, nisën zërat se Keith mund të jetë në një lidhje me Maggie Baugh, kitaristen e bandës së tij, por këto thashetheme nuk janë konfirmuar

“Ndonjëherë marrëdhëniet thjesht prekin fundin”, - tha një burim në atë kohë, duke shtuar se aktorja, 58 vjeç, “nuk e donte ndarjen dhe po përpiqej ta shpëtonte marrëdhënien”.

Nicole dhe Keith kanë dy vajza, Sunday, 17 vjeç dhe Faith, 14 vjeç.

 

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.