Metropolitan

Kevin Spacey reagon pas lajmeve se është i pastrehë: “Shumë njerëz më kanë ofruar një vend”

Kevin Spacey reagon pas lajmeve se është i pastrehë:
WireImage


Aktori Kevin Spacey u detyrua të bënte një reagim publik, duke sqaruar se nuk është i pastrehë, pas intervistës së fundit, ku thoshte se jetonte nëpër hotele dhe Airbnb. Në një postim në rrjetet sociale, Spacey u shpreh:

“Nuk e kam zakon të korrigoj median, pasi nëse do e bëja, nuk do kisha kohë për asgjë tjetër, por pas artikujve të fundit që pretendojnë se jam i pastrehë, e ndiej të nevojshme të reagoj, jo vetëm ndaj shtypit, por ndaj mijëra njerëzve që më kanë kontaktuar gjatë këtyre ditëve, duke më ofruar një vend për të qëndruar, ose thjesht për të më pyetur nëse jam mirë”.

Ai vijoi duke thënë se ishte prekur nga bujaria e njerëzve:

“Por nuk do të ishte e sinqertë nga ana ime që t’ju lija të besonit se jam vërtet i pastrehë në kuptimin e zakonshëm të fjalës”, tha aktori 66-vjeçar.

Intervista e tij me “Telegraph” mori një tjetër rrjedhë, pasi ai u shpreh se jetonte shumicën e kohës nëpër hotele dhe Airbnb, për shkak të punës.

“Në bisedën time me Mick Brown, gazetarin e mrekullueshëm … thashë që në thelb po jetoja në hotele dhe Airbnb dhe po shkoja atje ku ka punë. Ashtu siç bëja kur sapo kisha nisur këtë profesion. Kam punuar pothuajse në mënyrë të pandërprerë gjatë gjithë këtij viti dhe për këtë jam jashtëzakonisht mirënjohës.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kevin Spacey (@kevinspacey)

Spacey theksoi se ka “shumë njerëz” që “jetojnë në rrugë”, “në makinat e tyre” ose ndodhen në “situata të tmerrshme financiare”, por ai nuk është në të njëjtën situatë.

“Dhe zemra më dhemb për ta. Por, është e qartë nga vetë artikulli se unë nuk jam një prej tyre, dhe nuk kam tentuar të them se jam”, saktësoi ai.

Ylli i “American Beauty” u shpreh gjatë intervistës së shumëpërfolur se situata e tij financiare “nuk është e mirë” pas një skandali për sulm seksual, të cilin ai e mohoi dhe u shpall i pafajshëm në gjykatë. Kevin shtoi se “kostot gjatë këtyre shtatë viteve kanë qenë astronomike.”

 

REELS

ANABEL @ THE MOVIES

Quiz: Çfarë i tha???

Arditi dhe e bija Anna, rikthehen pas 7 vitesh me një duet

Ajo ishte vajzë. Grua. Nënë. Motër. Mikeshë. Tani është një numër midis shumë të tjerëve. Pas çdo numri fshihet një histori e ndërprerë. Një jetë e humbur. Femicidi nuk është thjesht një statistikë, por një realitet i dhimbshëm që kërkon reagim dhe jo heshtje. Të paktën 8 gra u vranë vitin e kaluar. Më shumë se 127 në dhjetë vitet e fundit. Çdo humbje është një thirrje për përgjegjësi, për veprim, për ndryshim. Le ta parandalojmë së bashku. Fushata “Derisa vdekja të na ndajë” zbatohet nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) dhe Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, me mbështetjen e @mccann_tirana, së bashku me organizata nga tetë vende të rajonit.

Artistja Mariah Carey nuk beson te koha dhe mire ben. Ajo orientohet me mbylljen e vitit, sa degjon zerin e saj te kumboje online.

Kur lëkura kërkon diçka më shumë se thjesht një hidratim, zgjidhja është Nucleofill nga @cfopharma . 😍 ✨Ky trajtim i avancuar punon në thellësi për të përmirësuar rigjenerimin qelizor, duke përmirësuar elasticitetin dhe hidratimin afatgjatë të lëkurës. Nucleofill është një zgjedhje e sigurt dhe efektive për këdo që kërkon rezultate natyrale, progresive .

👀

Ekskluzivitet. Teknologji. Elegancë që qëndron në kohë. @optika_shqiptaro_gjermane sjell për herë të parë në Shqipëri koleksionet premium të DITA. ✨META EVO ONE është një tjetër histori. Me detaje diamond-pressed dhe konstruksion që s’ka asnjë lidhje me “syze të zakonshme”. Për ata që kërkojnë diferencën e vërtetë, jo vetëm në pamje. 📍 Vetëm në @optika_shqiptaro_gjermane

Ulu katër!

Dua dikë të tillë në jetën time 😭