Showbiz

Khëm-khëm! Mos Cardi B është sërish beqare?

Khëm-khëm! Mos Cardi B është sërish beqare?
Charles Wenzelberg / New York Post


Cardi B dhe Stefon Diggs mund të jenë ndarë! Meqë s’jemi në plazh dhe s’kemi drama në jetën tonë, u futëm në Instagram-in e Cardi B-së, kur ç’të shihnim: Ajo kishte fshirë fotot me Stefon, vetëm 1 muaj pasi zyrtarizuan lidhjen në Instagram.

Fotot që Cardi (emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almánzar) kishte postuar, ku shfaqej me basketbollistin gjatë pushimeve të tyre me jaht në Miami, janë zhdukur nga profili i saj.

Khëm-khëm! Mos Cardi B është sërish beqare?

Postimi i fshirë përfshinte gjithashtu edhe një video provokuese ku Cardi bënte twerk përballë Stefon, ndërsa ai e godiste lehtë në të pasme dhe një foto me një buqetë të madhe trëndafilash.

Khëm-khëm! Mos Cardi B është sërish beqare?

Megjithatë, lojtari i New England Patriots vazhdon të ketë një foto me reperen, nga një ndeshje basketbolli në NBA. Të dy, si Stefon (31 vjeç), ashtu edhe Cardi (32 vjeç), vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Marrëdhënia mes yllit të futbollit dhe fitueses së çmimit Grammy filloi të përflitej për herë të parë në shkurt, kur u panë duke festuar bashkë në New York. Më pas, ata kaluan bashkë Ditën e Shën Valentinit në Miami.

Në maj, Cardi dhe Stefon dolën për herë të parë publikisht si çift, në një ndeshje play-off të NBA-së në Madison Square Garden. Ata u kapën për dore dhe nuk i kursyen përkëdheljet dhe puthjet, teksa shikonin New York Knicks që fitonin ndaj Boston Celtics.

Reperja e “I Like It” e bëri lidhjen e saj të re zyrtare në Instagram më 1 qershor, kur ndau një seri fotosh nga udhëtimi i tyre me jaht, i cili ishte shumë i komentuar në rrjete. Gati dy javë më parë, Cardi u shpreh plot entuziazëm për Stefon, pasi ai kishte marrë me qira një kështjellë gjatë pushimeve të tyre në Francë.

Khëm-khëm! Mos Cardi B është sërish beqare?

Cardi, aktualisht është në proces divorci me reperin Offset, me të cilin ka tre fëmijë: vajzat Kulture (6 vjeç), Blossom (10-muajshe) dhe djalin Wave (3 vjeç).

Khëm-khëm! Mos Cardi B është sërish beqare?

 

REELS

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Dimri kërkon kujdes ekstra ❄️Renewal Cream nga @jeclaire.al , me qumësht organik gomarice dhe acid hialuronik, ushqen, qetëson dhe hidraton thellë lëkurën, edhe në kushtet më të ashpra të dimrit @dr_ledi @ledismile_estetike

Jacob Elordi dhe Margot Robbie ne premieren e filmit “Wuthering Heights” ne Los Angeles Te dy ♋️ dhe secili ka me shume se 3 planete ne ♋️.

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii