Metropolitan

Khëm-khëm! Po ndodh një dramë “e heshtur” mes princ Harry-t, Meghan Markle dhe familjes Kardashian

Khëm-khëm! Po ndodh një dramë “e heshtur” mes 

70-vjetori i Kris Jenner paska sjellë disa pakënaqësi, sidomos për familjen mbretërore! Meghan Markle dhe princi Harry radhiteshin mes të ftuarve në festën e zhvilluar në vilën e Jeff Bezos, por mesa duket, festa është parë paksa shtrembër nga familja mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar.
 
Njerëzit brenda pallatit mbretëror nuk janë aspak të kënaqur me faktin që çifti ishte prezent në këtë festë. Një person anonim që punon me familjen mbretërore tha për Page Six se ky veprim “është kaq pa shije”, duke shtuar:

“Tregon vërtet sa shumë është shkëputur Harry nga pjesa tjetër e familjes. Këta njerëz mund të jenë yje në Amerikë, por kjo shfaqje luksi bie ndesh me atë që princi William po përpiqet të bëjë me jetën e tij dhe me monarkinë.” 

Të ftuarit e tjerë në festë përfshinin pritësit Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, si edhe Mark Zuckerberg, Jay-Z dhe Beyoncé, Adele, Martha Stewart, Mariah Carey dhe Paris Hilton.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kris Jenner (@krisjenner)


 
Ndërkohë, sipas burimit të Page Six, disa njerëz brenda pallatit mendojnë se Sussex-ët (Harry dhe Meghan) duhet të rikthehen në familjen mbretërore kur princi William të bëhet mbret, për ta ndihmuar me detyrimet.

Khëm-khëm! Po ndodh një dramë “e heshtur” mes
 
Por ata shtojnë se “William e ka bërë të qartë që ka një plan për mënyrën se si do të jetë mbret, dhe se ai ka vërtet klas. Mendoj se ai do t’u drejtohet anëtarëve më të rinj të familjes për ndihmë, përfshirë fëmijët e princit Edward”, tha burimi.
 
Nga ana tjetër, Kim dhe Kris u kundërpërgjigjën në heshtje, duke fshirë nga albumet foton me Harry-n dhe Meghan Markle.
 
Urtë e butë, po zhvillohet një dramë dhe po, jemi gjithë sy e veshë për ta marrë vesh se si do të përfundojë.

 

REELS

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Dimri kërkon kujdes ekstra ❄️Renewal Cream nga @jeclaire.al , me qumësht organik gomarice dhe acid hialuronik, ushqen, qetëson dhe hidraton thellë lëkurën, edhe në kushtet më të ashpra të dimrit @dr_ledi @ledismile_estetike

Jacob Elordi dhe Margot Robbie ne premieren e filmit “Wuthering Heights” ne Los Angeles Te dy ♋️ dhe secili ka me shume se 3 planete ne ♋️.

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈