Mama

Kjo neuroshkencëtare skanoi trurin gjatë shtatzënisë dhe zbulimet janë befasuese

Kjo neuroshkencëtare skanoi trurin gjatë shtatzënisë dhe
Foto: Yahoo News / Liz Chrastil dhe fëmija i saj

Për vite me radhë, gratë shtatzënë kanë përmendur të ashtuquajturin "truri i shtatzënisë” - shpërqendrimi apo harresa që i shoqëron gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes. Megjithëse një përjetim i njohur, ky fenomen ka qenë çuditërisht i anashkaluar nga bota shkencore. Deri tani.

Liz Chrastil, profesoreshë e asociuar e neurobiologjisë në Universitetin e Kalifornisë në Irvine dhe një ndër studiueset kryesore në fushën e kujtesës, vendosi të kthejë vëmendjen nga laboratori tek vetja. Gjatë shtatzënisë, ajo kreu 26 skanime MRI të trurit të saj për të dokumentuar në mënyrë të detajuar ndryshimet që ndodhin gjatë kësaj periudhe unike të jetës. Skanimet MRI janë një teknikë mjekësore e imazherisë që përdoret për të kapur imazhe të detajuara të strukturave të brendshme të trupit, veçanërisht të trurit, shtyllës kurrizore, kyçeve dhe organeve të brendshme.

Si nisi gjithçka

E frymëzuar nga një studente që kishte studiuar ndikimin e ciklit menstrual në tru, Liz dëshironte të kuptonte se si ndryshon truri i një gruaje gjatë periudhës së shtatzënisë dhe pas lindjes. Me një ekip bashkëpunëtorësh, ajo krijoi një protokoll të plotë: skanime MRI çdo pak javë, krahas analizave të gjakut për të mbledhur të dhëna sa më të sakta.

Çfarë ndodhi në tru?

Zbulimet u publikuan në revistën Nature Neuroscience, duke tërhequr vëmendjen e komunitetit shkencor. Skanimet shfaqën një ulje rreth 4% të volumit të lëndës gri, pjesës së trurit që përpunon kujtesën, perceptimin shqisor dhe vendimmarrjen. Ndryshimi është afatgjatë dhe, edhe pse ka pasur një rikuperim të pjesshëm pas lindjes, sërish lënda gri nuk është në nivelet e para-shtatzënisë.

A janë këto ndryshime të mira apo shqetësuese?

Kjo mbetet një pyetje pa përgjigje të qartë. Disa studiues mendojnë se ndryshimet janë për t’u përshtatur, pra truri ndryshon qëllimisht për të ndihmuar nënën në përkujdesjen ndaj foshnjës. Të tjerë mendojnë se mund të jetë një kompromis biologjik, ku truri "heq dorë" nga disa funksione për t’iu dhënë përparësi pjesëve të tjera të trupit gjatë shtatzënisë.

E rëndësishme është që tashmë ka prova të qarta se truri ndryshon dhe kjo mund të ndihmojë të kuptohen më mirë edhe çrregullimet që vijnë pas lindjes, si depresioni postpartum, që mendohet se prek deri në 1 në 8 gra.

Çfarë vjen më pas?

Ekipi po përgatitet të zgjerojë hulumtimin duke përfshirë 10-15 gra në një fazë të re kërkimore, përpara se të ndërmarrë një studim më të madh me qindra gra shtatzëna. Qëllimi: të kuptohet se kur ndodhin ndryshimet më të mëdha në tru, si ndikojnë në mirëqenie dhe si mund të identifikohen ato që janë në rrezik për çrregullime mendore.

Në një kohë kur trupi i gruas është i eksploruar në detaje, është paradoksale që truri i saj gjatë një prej periudhave më transformuese të jetës mbetet ende një mister. Me këtë studim pionier, Liz Chrastil ka hapur derën për një fushë që premton të ndryshojë mënyrën se si e kuptojmë trurin e gruas, jo vetëm gjatë shtatzënisë, por gjatë gjithë jetës.

REELS

Me kë e ka Gerta? 🤨

do t’ju filmojmë dhe do ju nxjerrim në YouTube 😌

Shkuam për një kafe në TEG, dolëm me gjithë koleksionin e ri vjeshtë-dimër të Fashion & Friends. Ndodh. ;) @fashionandfriends_al

Reperi i njohur, Buta (Betim Januzaj), është paraqitur para Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku po përballet me akuza për shitblerje të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Ai u arrestua më 11 shtator, ndërsa më 12 shtator, gjykata miratoi masën e paraburgimit ndaj tij.

Ti s’je shumë e re për kontrolle. S’je shumë e zënë. Je thjesht shumë e rëndësishme! 💗

Sa personalitete ke?

Hailey Bieber në YSL Show - Pranvere ‘26

Buqeta e dasmës për shenjën e 🐠

Java e Modës në Milano ✨

Bad Bunny është zyrtarisht i konfirmuar si artisti i halftime show në Super Bowl LX, më 8 shkurt 2026 në Levi’s Stadium, Kaliforni. Benito Antonio Martínez Ocasio (i njohur si Bad Bunny) do të bëhet artisti i parë latin që udhëheq skenën më të ndjekur në botë. Këtë performancë ai ia ka dedikuar kulturës dhe popullit të tij, duke thënë: ‘This is for my people, my culture and our history.’ (Kjo është për popullin tim, kulturën time dhe historinë tonë). Ai ka fituar 3 Grammy, dhjetëra Latin Grammy, është artisti më i dëgjuar globalisht në Spotify prej vitesh, dhe tashmë do të sjellë reggaeton e trap në skenën e Super Bowl-it. 🎶🌍 Bad Bunny nuk e ka për herë të parë Superbowl-in. Ai ka qenë i ftuar te Shakira & J.Lo në vitin 2020, por tani është momenti i tij si protagonist. Super Bowl 2026 do të transmetohet në NBC dhe platforma të tjera ndërkombëtare.