Metropolitan

Kori i fëmijëve nga Çekia këndojnë dhe prezantojnë shqip në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit

Kori i fëmijëve nga Çekia këndojnë dhe
@Teatri Operës dhe Baletit

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor mirëpriti për herë të parë në Shqipëri “Czech Boys – Boni Pueri”, korin e djemve me famë botërore nga Republika Çeke, të cilët sollën një performancë të jashtëzakonshme me 35 zëra të pastër dhe emocionues.

Nën drejtimin e maestro Pavel Horák dhe me shoqërimin në piano të Vartan Agopian, koncerti u shndërrua në një mbrëmje të veçantë artistike që pasuroi skenën shqiptare me një traditë të çmuar të artit koral ndërkombëtar.

Ajo që e bëri këtë mbrëmje edhe më mbresëlënëse ishte fakti se fëmijët çek performuan dhe prezantuan një pjesë të programit në gjuhën shqipe, duke krijuar një lidhje të sinqertë dhe të veçantë me publikun shqiptar. Interpretimet në shqip, të realizuara me kujdes dhe dashamirësi, u duartrokitën gjatë nga të pranishmit.

Kori i fëmijëve nga Çekia këndojnë dhe

Programi i tyre përfshiu vepra nga repertori klasik dhe ai bashkëkohor koral, të interpretuara me profesionalizmin dhe pastërtinë vokale që e karakterizon këtë ansambël të njohur ndërkombëtarisht. Kjo mbrëmje shënoi një premierë absolute në Shqipëri, duke qenë hera e parë që “Boni Pueri” ngjitej në skenën e TKOBAP-së.

Për Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt sjelljes së grupeve të njohura ndërkombëtare për publikun shqiptar, duke theksuar rolin e institucionit si një qendër e rëndësishme kulturore në rajon.

Koncerti u prit me entuziazëm të madh dhe u vlerësua si një nga momentet më të veçanta të sezonit artistik, duke i dhuruar publikut shqiptar një përvojë të rrallë muzikore dhe kulturore.

REELS

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj