
Nëse mendove se flirtueset më të zonjat janë beqaret e reja, mendoje sërish. Sipas artikullit të Haley Van Horn, gratë e martuara, por të pakënaqura, janë ato që e zotërojnë artin e flirtit më mirë se kushdo tjetër, me një elegancë dhe strategji që s'ka të sharë.
Dhe jo, s'është thjesht për të “gjetur dikë tjetër”, por shpesh lidhet me nevojën për vëmendje, vlerësim, ose thjesht një dozë argëtimi në një rutinë që s’po u jep më emocion.
Ja 11 arsye pse gratë e martuara (dhe të lodhura nga martesa) janë flirtueset më të mira në qytet:
1. Flirtojnë me stil
Një vështrim tjetër, një buzëqeshje e zgjatur pak më shumë se zakonisht, një prekje “rastësore”. Gruaja e martuar s’ka nevojë për shumë fjalë, e bën flirtin me sy, jo me statuse plot nënkuptime në Instagram.
2. E lexojnë ambientin si eksperte
Nuk futen në situata të sikletshme. E dinë kur, me kë dhe si të flirtojnë. Kanë radar për energjitë e dhomës dhe njerëzit që vlejnë.
3. S’e bëjnë kot, kanë një arsye
Zakonisht kërkojnë atë që s’e marrin në shtëpi: vëmendje, komplimente, ndjesinë që ende janë “të dëshiruara”. Dhe po, nganjëherë thjesht duan të ndihen sërish si në fillim.
4. Kanë eksperiencë dhe e dinë çfarë funksionon
Humori është arma sekrete. I japin vlerë një shakaje të thjeshtë, dinë të qeshin në momentin e duhur dhe të të bëjnë të ndihesh interesant (edhe kur ndoshta s’je).
5. Nuk panikosen nga një flirt i thjeshtë
Nuk kërkojnë domosdoshmërisht një lidhje të re, ndaj edhe janë më të relaksuara. E shijojnë flirtin si një sport pa stres.
6. Kanë vetëbesim
Edhe kur marrëdhënia ka lënë plagë, ato e përdorin flirtin si mënyrë për të rifituar vetëvlerësimin. Duken si gra që e dinë çfarë duan dhe kjo është seksi më vete.
7. Dëgjojnë vërtet
Sepse ndoshta s’po dëgjohen në shtëpi. Kanë mësuar ta vlerësojnë një bisedë të mirë dhe ta kthejnë në një moment ku tjetri ndihet i parë dhe i dëgjuar.
8. Për to, është lojë. Dhe është argëtuese.
Nuk ka presion. S’kanë pritshmëri për “takim të dytë” apo për të mbajtur gjallë flakën. Thjesht flirtojnë, ndihen mirë dhe ikin si era.
9. Kanë thellësi
Nuk flirtojnë sipërfaqësisht. Dinë të krijojnë lidhje emocionale të lehta, por të efektshme, sa për ta bërë tjetrin të mendojë “kjo s'është si të tjerat”.
10. S’kanë asgjë për të humbur
Kur një marrëdhënie është në fund, flirtimi s’është ndonjë dramë. Ose funksionon si terapi, ose si “ushtrim vetëbesimi”. Dhe nëse nuk ecën? Tjetriii.
11. Janë misterioze
Dhe kjo është pjesa më joshëse. Burrat tërhiqen nga enigmat dhe një grua që është “jashtë kufijve” të zakonshëm ka gjithmonë një lloj magnetizmi.