Showbiz

Romanca në ajër! Bes Kallaku nuk i ndahet dedikimeve të dashurisë

Romanca në ajër! Bes Kallaku nuk i ndahet dedikimeve të
Foto: Bes Kallaku/ Instagram

Nuk e dimë çfarë po ndodh në jetën e Besit, por sinjalet mbi një romancë të re sa vijnë e bëhen më të dukshme.

Aktori ka publikuar një tjetër dedikim përmes një story në Instagram (ndoshta sërish kushtuar Ejonës), por kësaj here duke e falenderuar për lumturinë që ka sjellë në jetën e tij.

“Ti më ke kthyer vajtimin në valle, më ke hequr rrethin e fatkeqësisë dhe më ke mbushur me gëzim!”

Romanca në ajër! Bes Kallaku nuk i ndahet dedikimeve të

Pas ndarjes me Xhensilën, Besi zgjodhi të qëndronte shumë privat sa i takon jetës romantike.

Por, e gjitha kjo përfundoi pak ditë më parë kur publikoi një foto ku ndodhej dora e tij me atë të një gruaje, një tatuazh ku shkruhej Ejona, një datë dhe një këngë romantike.

Romanca në ajër! Bes Kallaku nuk i ndahet dedikimeve të

Edhe pse ende nuk ka publikuar diçka konkrete përveç dy dedikimeve të ëmbla, shumë kanë filluar të besojnë se aktori ndoshta ka filluar një romancë të re.