Anabelizim

Më shuaj frikën dhe përgjigjmu: A ke gjetur dikë tjetër në vendin tim?

Më shuaj frikën dhe përgjigjmu: A ke gjetur dikë tjetër
Foto: stqrlighttragedy/ Pinterest

Një letër dedikuar dikujt dhe askujt njëkohësisht…

Nuk të kam thënë shpesh faleminderit dhe mbase jam vonë, por shpirti im nuk dëshiron më ta mbajë si brengë… E gjej groteske se si ne të dy jetojmë jetë kaq të ndryshme tani, kur dikur çdo gjë na lidhte me njëri-tjetrin: ushqimi, kafet, darka, mëngjesi, çdo gjë e jona, dhe pse nuk jetonim as në një shtëpi. Sepse shtëpia e njëri-tjetrit ishim ne.

Mësuam të krijonim një rutinë të përbashkët, thuajse si një çift që ndajnë një shtrat ëndrrash çdo natë. Ishim poezi të shkruara posaçërisht për njëri-tjetrin, që depërtonim në skajet më të thella të zemrës, e nuk shkuleshim dot prej aty.

Të shihja kudo dhe kur nuk ishte e planifikuar, dija çdo gjë, çdo lëvizje, çdo gjë që kishe ti. E tani, as kur kaloj aty ku je ti, nuk të shoh, as kur të kam përballë. Nuk di më asgjë për ty. Shumë e çuditshme, por mbase më mirë kështu, se mbase ky shpirt s'do ta përballonte dot.

Sot po të shkruaj për diçka më të rëndësishme, më të vyer. Kisha kohë që doja dhe ndieja se duhet ta bëja. Pra... faleminderit që më mbështolle si një mburojë nga frikërat e mia dhe që më hodhe drejtpërdrejt tek to në fund. Që më mësove të dashuroj dhe që më bëre të mendoj që unë s'di të dashuroj dikë tjetër përveç teje. Që më mbushe çdo boshllëk si një dritë që hyn në shpirt për të zgjuar nga gjumi ndjesitë që flinin, e më pas arrite të krijosh boshllëkun më të madh që kam pasur ndonjëherë.

Ike nga jeta ime sikur të mos kishe ekzistuar kurrë në të. Paradoksale se si në një moment je duke dashuruar me çdo qelizë një person, dhe në momentin tjetër të duket vetja e paaftë të dashurosh dikë tjetër. Se si në çdo rast që shoh potencialin për të ndjerë, stepem dhe i largohem në 100 mënyra që ndoshta, po të mos të të kisha njohur ty, s'do dija që ekzistonin.

Si mund të kthehet njeriu kështu? Si mund të transformohet? Nga një person që dashuron me aq pasion, me siguri, me aq shpirt. Nga një person që ndjen aq fort sa është e aftë të bëjë çdo të pamundur të mundur. Që beson se çdo ëndërr mund ta jetojë në të vërtetë, çdo frikë t'i zhduket dhe të ndihet i paprekshëm, i pavdekshëm nga kjo ndjenjë. Si mund të transformohet në një person frikacak për të pranuar të ndiejë sërish aq fort? Si mund të transformohet në një njeri kaq të vogël? Të transformohet në dikë të paaftë për ta lejuar veten t'i jepet dikujt tjetër me gjithë qenie?

Kështu do të jetë gjithmonë? E frikshme. Do të doja shumë të dija se ç'mendon, se çfarë mënyre ke gjetur ti për ta kapërcyer këtë gjendje kaq të dobët. Por edhe kam frikë se do kesh një përgjigje, një zgjidhje dhe unë do kuptoj që ti ia ke dalë e unë jo. Ia ke dalë të ndjesh, ia ke dalë të jesh i gjallë pasi unë ika. Më mirë mos ta kuptoj kurrë se zemra jote, që dikur diku rrahu për mua, ka mësuar të rrahë dhe për dikë tjetër. Ndoshta do ta mësoj edhe unë një ditë ta kaloj siç mund të kesh bërë ti, por jo sot.

Sot dua të të falënderoj dhe të mjaftohem me çdo gjë që rri pezull mes meje dhe teje, si një kujtim që s'vdes. Faleminderit që më mësove të dashuroj dhe faleminderit që më bëre të mendoj se unë s'di të dashuroj dikë tjetër përveç teje.

- Shkruar për Anabel nga një grua anonime, për rubrikën “Untold Stories” – streha ku rrëfejmë ato çaste kur zemra kërkon të flasë, qoftë për të mirat, qoftë për të vështirat, për ndjesitë më të thella që nuk duam t’i mbajmë brenda. Nëse edhe ju dëshironi të ndani historinë tuaj, na shkruani në [email protected].

REELS

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Allay my fears and answer me: Have you found someone else in my place?

Më shuaj frikën dhe përgjigjmu: A ke gjetur dikë tjetër
Photo: stqrlighttragedy/ Pinterest

A letter dedicated to someone and no one at the same time...

I haven't said thank you often and maybe I'm late, but my soul doesn't want to keep it as a worry anymore... I find it grotesque how we both live such different lives now, when once everything connected us to each other: food, coffee, dinner, breakfast, everything was ours, and why we didn't even live in the same house. Because each other's house was us.

We learned to create a common routine, almost like a couple sharing a dream bed every night. We were poems written especially for each other, penetrating the deepest corners of the heart, and unable to be torn from there.

I saw you everywhere and when it wasn't planned, I knew everything, every move, everything you had. And now, even when I pass by where you are, I don't see you, not even when I'm in front of you. I don't know anything about you anymore. Very strange, but maybe it's better that way, because maybe this soul wouldn't be able to handle it.

Today I'm writing to you about something more important, more precious. I've wanted to do it for a while and felt like I had to. So... thank you for wrapping me like a shield from my fears and for throwing me right into them in the end. For teaching me to love and for making me think that I don't know how to love anyone but you. For filling every void in me like a light that enters my soul to awaken the sleeping feelings, and then you managed to create the biggest void I've ever had.

Get out of my life as if you never existed in it. Paradoxical how one moment you are loving a person with every fiber of your being, and the next moment you seem incapable of loving someone else. How every time I see the potential to feel, I step back and walk away in 100 ways that perhaps, if I hadn't known you, I wouldn't have known existed.

How can a person turn like this? How can he be transformed? From a person who loves with such passion, with such certainty, with such soul. From a person who feels so strongly that he is capable of making any impossible possible. Who believes that any dream can be lived in reality, that any fear can disappear and that he feels invulnerable, immortal by this feeling. How can he transform into a cowardly person to accept feeling so strongly again? How can he transform into such a small person? Transform into someone incapable of allowing himself to be given to someone else with his whole being?

Will it always be like this? Scary. I would really like to know what you think, what way you have found to overcome this weak state. But I am also afraid that you will have an answer, a solution and I will understand that you have succeeded and I have not. You have managed to feel, you have managed to be alive after I left. It is better never to understand that your heart, which once somewhere beat for me, has learned to beat for someone else. Maybe one day I will learn to get through it as you could have done, but not today.

Today I want to thank you and be content with everything that hangs between me and you, like a memory that never dies. Thank you for teaching me to love and thank you for making me think that I don't know how to love anyone else but you.

- Written for Anabel by an anonymous woman, for the  “Untold Stories”  column – the haven where we recount those moments when the heart wants to speak, whether about the good or the difficult, about the deepest feelings that we don't want to keep inside. If you too would like to share your story, write to us at  [email protected] .