Anabelizim

Pse s'ka një dënim për ata që t'i ndajnë ëndrrat përgjysmë?

Pse s'ka një dënim për ata që t'i ndajnë
Foto: ysaintdior/ Pinterest

I dashur Barboncino,

Nuk e di nëse do ta lexosh ndonjëherë këtë letër, por më duhet ta shkruaj. Jo për të marrë përgjigje, por për të nxjerrë gjithë këtë dhimbje që më mban peng që kur ike.

Jo thjesht ike… por më mbylle çdo derë. Më le pa një fjalë. Pa sqarim. Pa mundësinë për të të thënë si ndihesha. Dhe kjo… më copëtoi.

Më the në një moment shumë të bukur mes nesh:

“Do ta mbush barkun plot me beba.”

Nuk e harroj kurrë. Më le të ëndërroja një të ardhme. Të besoja se ti ishe partneri i jetës sime. Dhe për pak kohë… u ndjeva vërtet e lumtur. U ndjeva e dashuruar. U ndjeva e zgjedhur.

Por tani jam vetëm. E mbetur në mes të kujtimeve, me sytë e mbushur me lot dhe një shpirt bosh.

Çdo ditë zgjohem me mall. Çdo natë fle me mungesën tënde. Dhe gjatë ditës… mundohem të gjej një shenjë tënden në çdo cep, në çdo makinë që kalon, në çdo detaj të vogël që dikur e ndanim bashkë.

Unë nuk të doja për pak. Nuk isha aty për një lojë. Unë nuk do ta lëshoja kurrë dorën tënde.
Do të isha aty edhe në ditët më të këqija. Do të të doja edhe kur nuk do doje veten.

Sepse unë kështu dua – me gjithë zemër, me gjithë shpirt.

Tani më duket sikur s’do të mundem kurrë të lidhem me dikë tjetër.

Sikur askush nuk do të më prekë më në të njëjtën mënyrë.

Sikur zemra ime ka ngecur aty ku mbeti fjala pezull mes nesh.

Dhe unë… mbeta vetëm me lot.

E vërteta është që…

Do të doja të kthehemi.

Nuk e fsheh dot. E dua atë versionin tënd që më bëri të ndihem e veçantë. E dua dyshen tonë, para se gjithçka të shkatërrohej.

Nuk e di nëse ti më mendon, apo nëse ndjen ndonjë gjë për gjithë këtë që lamë pas… por unë nuk e kam mbyllur derën e shpirtit për ty.

Nëse ky është vërtet fundi, dije vetëm këtë: Ti kishe pranë një vajzë që të deshi si askush tjetër.

Dhe nëse nuk kthehesh më kurrë… ajo do të të ruajë si një kujtim të shenjtë. Me gjithë dhimbjen, me gjithë mungesën, por edhe me gjithë dashurinë që nuk ikën dot.

Mirupafshim, nëse nuk do të ketë kthim. Por nëse një ditë zemra jote kujton… unë jam këtu. E njëjta. E sinqertë. E vërtetë.

Barboncina jote. </3

- Shkruar për Anabel nga një grua anonime, për rubrikën “Untold Stories” – streha ku rrëfejmë ato çaste kur zemra kërkon të flasë, qoftë për të mirat, qoftë për të vështirat, për ndjesitë më të thella që nuk duam t’i mbajmë brenda. Nëse edhe ju dëshironi të ndani historinë tuaj, na shkruani në [email protected].

REELS

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj

Ende duke menduar për dhuratën perfekte? Mos u streso! Një xhiro te @topshop_albania dhe gjithçka zgjidhet - Airtech Pro për stil perfekt çdo ditë - ⁠Nutrilife Blender për smoothie në 10 sekonda - ⁠Higjenizuesi me avull Nano për pastërti pa kimikate

Me @duavize_ , rekrutimi i punëtorëve të huaj bëhet më i thjeshtë dhe më i sigurt. Dua Vizë ofron 20% ulje për rekrutimin e stafit të huaj nga Filipinet, Egjipti, India dhe shumë vende të tjera, për të gjitha bizneset që duan të zgjerohen në 2026-n. ⏳ Oferta është e vlefshme deri më 20 janar 2026. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Goca, vraponi për te @kfarma.al sepse kanë nisur “12 Days of Christmas” dhe kjo është arsyeja perfekte për shopping pa ndjenja faji. Gift box-e festive, sete perfekte për dhurata (ose për veten se self-love is a must 💅). Surprizat vazhdojnë: deri në 80% ULJE për produktet koreane. 12 ditë, 12 surpriza, pafund arsye për t’u përkëdhelur 💕

🥰 Gala flet si dikush që nuk është mësuar të frenohet. E lirshme, e veçantë në mënyrën si shprehet, thellësisht feminore në energjinë që përcjell. 🤍 Bravo prindërve që e kanë lënë të jetojë në botën e saj, të ëndërrojë pa frikë, të rritet pa kufij. Sepse disa shpirtra nuk duhen formuar, duhen mbrojtur.

Why isn't there a punishment for those who give up on their dreams?

Pse s'ka një dënim për ata që t'i ndajnë
Photo: ysaintdior/ Pinterest

Dear Barboncino,

I don't know if you'll ever read this letter, but I have to write it. Not to get an answer, but to let out all this pain that's been holding me hostage since you left.

Not just leave… but close every door on me. Leave me without a word. Without explanation. Without the chance to tell you how I felt. And that… tore me apart.

You told me in a very beautiful moment between us:

"I will fill my belly full of babies."

I'll never forget it. You let me dream of a future. You made me believe that you were the partner of my life. And for a little while… I felt truly happy. I felt loved. I felt chosen.

But now I'm alone. Left in the middle of memories, with eyes filled with tears and an empty soul.

Every day I wake up with longing. Every night I sleep with your absence. And during the day… I try to find a sign of you in every corner, in every car that passes, in every small detail that we once shared together.

I didn't love you for a moment. I wasn't there for a game. I would never let go of your hand.
I would be there even on the worst days. I would love you even when you didn't love yourself.

Because that's how I love - with all my heart, with all my soul.

Now it feels like I'll never be able to connect with anyone else.

Like no one will ever touch me the same way again.

It's as if my heart has stopped where the word remained suspended between us.

And I... was left alone with tears.

The truth is that…

I would like to go back.

I can't hide it. I love that version of you that made me feel special. I love the two of us, before everything fell apart.

I don't know if you think of me, or if you feel anything about all this we left behind... but I haven't closed the door of my soul to you.

If this is truly the end, just know this: You had a girl by your side who loved you like no other.

And if you never come back... she will keep you as a sacred memory. With all the pain, with all the absence, but also with all the love that cannot go away.

Goodbye, if there is no return. But if one day your heart remembers… I am here. The same. Honest. True.

Your barboncina. </3

- Written for Anabel by an anonymous woman, for the  “Untold Stories”  column – the haven where we recount those moments when the heart wants to speak, whether about the good or the difficult, about the deepest feelings that we don't want to keep inside. If you too would like to share your story, write to us at  [email protected] .