Metropolitan

Me shumë gjasa, Kate nuk do e pëlqejë fare (po fare) këtë koment të mbretëreshës Camilla

 

Me shumë gjasa, Kate nuk do e pëlqejë fare (po fare)
Getty


Kate Middleton njoftoi në një video të ndjerë në shtator të vitit 2024 se kishte përfunduar kimioterapinë dhe ishte shëndoshë e mirë dhe kanceri ishte zhdukur, por ndryshe nga një pjesë e mirë e botës, mbretëreshë Camilla, pati një reagim goxha të veçantë.
 
“Daily Mail” raporton se, ndërsa ishte “shumë e lehtësuar” për rikuperimin e Kate, sërish pretendohet se ajo kishte bërë shaka me miqtë, duke thënë se videoja ishte si “një reklamë shampoje”.


 
Lajmi vjen pas zërave të shumtë se Camilla ka një marrëdhënie disi të tensionuar me princin William dhe Kate Middleton, edhe pse kjo e fundit është përpjekur që të zgjidhet çështja.

Me shumë gjasa, Kate nuk do e pëlqejë fare (po fare)
 
Eksperti mbretëror Christopher Andersen tha për “Us Weekly” se William thjesht “e duron” Camilla-n, ndërsa një tjetër burim shtoi:

“Ka shumë për t’u kapërcyer. William dhe Harry gjithmonë kanë pasur besim te Camilla dhe ndjenin zemërim ndaj saj, për shkak të përkushtimit të tyre ndaj nënës së tyre. Ata nuk ndiheshin rehat të hapeshin vërtet ndaj saj. Mosbesimi i William dhe Harry ndaj saj u rrit kur zbuluan se Camilla po “rrëfente” histori te media për t’u dukur më mirë.”

Ai gjithashtu theksoi:

“William dhe Kate nuk duan asnjë dramë apo tension shtesë në familje, pasi ata kanë mjaft probleme me Meghan dhe Harry. Ishte Kate ajo që e afroi William me Camilla-n. Ajo kurrë nuk ka qenë përçmuese ndaj Camilla-s dhe gjithmonë e ka trajtuar me mirësjellje.”

Sa herë mendojmë se kjo familje ka rënë në paqe, op, ndodh diçka e re!

 

REELS

🤔 Ç’mendim keni për këtë deklaratë?

Let the magic begin 🪄🎄 Anabel Advent Calendar ka çdo ditë një surprizë, deri në prag të 2026! 🎅🤫

Dafina Zeqiri i jep lamtumirën e fundit Shpat Kasapit

- Ne e quajmë shportë

Kjo super fshesë nga @smartentry_al bën atë që ti s’ke durim ta bësh: pastron + than + lë gjithçka perfekt, në një lëvizje ✨ Pa zhurmë, pa mundim, pa siklet 👌🏻

Rizo Velovic, shqiptari i parë🇦🇱 në Survivor

Ka një surprizë për ju! Ndiqni videon deri në fund dhe zbulojeni. Spoiler: Oferta “Black Friday Dare Devil” vlen deri më 30 nëntor ndaj nxitoni 🚴‍♀️ @sunride.al

Ka një surprizë për ju! Ndiqni videon deri në fund dhe zbulojeni. Spoiler: Oferta “Black Friday Dare Devil” vlen deri më 30 nëntor ndaj nxitoni 🚴‍♀️ @sunride.al

Postimi i Selvijes për Shpatin 😭

U prehsh në paqe, Shpat! 🪽