Këngëtarja Meghan Trainor, dhe bashkëshorti Daryl Sabara janë bërë prindër për herë të tretë përmes një nëne surrogate.

Pas dy djemve, familjes së tyre i është bashkuar një vajzë.
“Vajza jonë Mikey Moon Trainor më në fund erdhi në jetë falë nënës sonë surrogate të jashtëzakonshme. Jemi pafundësisht mirënjohës ndaj gjithë doktorëve, infermierëve dhe ekipeve që e bënë këtë ëndërr të mundur. Gjatë këtij rrugëtimi kemi pasur pafund biseda me doktorët tanë dhe kjo ishte mënyra më e sigurt që ne të mund të zgjeronim familjen tonë. Jemi tërësisht të dashuruar me këtë vajzë. Riley dhe Barry ishin kaq të emocionuar, ata madje zgjodhën emrin e saj të mesëm. Tani do të shijojmë kohën tonë familjare. Ju duam të gjithëve,” shkruan këngëtarja krah fotove ku shfaqet së bashku me bashkëshortin e dy djemtë e tjerë krah së bijës.
View this post on Instagram
Ajo dhe aktori, Daryl Sabara, u martuan në 2018-ën dhe gjithmonë kanë shprehur hapur dëshirën për të pasur një familje të madhe.

