Showbiz

Meritoni zbulon se nuk ka asnjë komunikim me të birin: “Kam humbur çdo kontakt!"

Meritoni zbulon se nuk ka asnjë komunikim me të birin: “Kam
Meriton Mjekiqi/ Instagram


Meriton Mjekiqi, i ftuar te “Goca dhe Gra”, ka folur ndër të tjera për mungesën e raportit me të birin, duke theksuar se i mungon dhe nuk ka asnjë kontakt me të.

“Problemet e mia vazhdojnë me nënën e djalit. Kam humbur çdo kontakt! Nuk kam kontakt për ta ditur se si e kam djalin. Djali ka mbushur 7 vjeç dhe më mungon! Deri në fund kam për ta kërkuar djalin”, u shpreh ai dukshëm i prekur.

Më tej, shtoi se proceset gjyqësore do të vijojnë.

“Besoj se gjyqet do vazhdojnë, do i përgjigjem deri në fund”.

Meritoni foli edhe për ndarjen me nënën e djalit të tij dhe tha se ishte një vendim i përbashkët, por kjo nuk ka lidhje me komunikimin e tij me të birin.

“(Fakti) që jemi ndarë do të thotë se nuk kemi shkuar mirë me njëri-tjetrin. Por, të drejtën (për t’u takuar) me djalin nuk mundesh të ma mohosh!”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Meriton Mjekiqi (@meriton.mjekiqi)

Ish-banori i “BBVA” listoi si një tjetër problematikë edhe faktin që i biri ka autizëm dhe akuzoi nënën e tij se po e shfrytëzon këtë:

“Djali im është autik dhe forma e tij për të komunikuar është shumë më e vështirë. Ajo po e shfrytëzon këtë situatë, luan me veten duke më lënduar mua. Nuk e kam takuar fare (djalin), nuk ma ka dhënë mundësinë,” u shpreh ai.

Megjithatë, Meritoni rrëfeu se ka respekt për ish-partneren, por nënvizoi se ajo ka abuzuar në raportin djalë-baba.

“Është një nënë e shkëlqyer, por në raport Loart–Meriton ka abuzuar deri në maksimum.”

 

REELS

🤔 Ç’mendim keni për këtë deklaratë?

Let the magic begin 🪄🎄 Anabel Advent Calendar ka çdo ditë një surprizë, deri në prag të 2026! 🎅🤫

Dafina Zeqiri i jep lamtumirën e fundit Shpat Kasapit

- Ne e quajmë shportë

Kjo super fshesë nga @smartentry_al bën atë që ti s’ke durim ta bësh: pastron + than + lë gjithçka perfekt, në një lëvizje ✨ Pa zhurmë, pa mundim, pa siklet 👌🏻

Rizo Velovic, shqiptari i parë🇦🇱 në Survivor

Ka një surprizë për ju! Ndiqni videon deri në fund dhe zbulojeni. Spoiler: Oferta “Black Friday Dare Devil” vlen deri më 30 nëntor ndaj nxitoni 🚴‍♀️ @sunride.al

Ka një surprizë për ju! Ndiqni videon deri në fund dhe zbulojeni. Spoiler: Oferta “Black Friday Dare Devil” vlen deri më 30 nëntor ndaj nxitoni 🚴‍♀️ @sunride.al

Postimi i Selvijes për Shpatin 😭

U prehsh në paqe, Shpat! 🪽