Horoscope

Mërkuri rikthehet në Shigjetar: Ndryshimet në çdo shenjë horoskopi

Mërkuri rikthehet në Shigjetar: Ndryshimet në çdo

Më 11 dhjetor, Mërkuri u rikthye sërish në Shigjetar dhe me këtë ngjarje vjen një moment i shumëpritur qartësie. Narrativa po ndryshon dhe gjithçka që ka qenë e mjegullt, konfuze ose të ka munduar në heshtje.
 
Ky është momenti ku historia e prapavijës së Mërkurit mbyllet dhe për një shenjë në veçanti (Shigjetari), e vërteta bëhet e pamundur për t’u injoruar.
 
Dashi
 
Pas javësh me mesazhe të përziera dhe fillime të rreme, gjërat më në fund po vihen në vend, Dash. Një perspektivë apo informacion i ri ndryshon gjithçka, sidomos në lidhje me udhëtimet, edukimin ose planet e mëdha. Mjegulla zhduket dhe ajo që dukej e pamundur tani duket si një shteg i ri për t’u përmirësuar.
 
Demi
 
Diçka që të ka rënduar mendjen më në fund fillon të marrë kuptim, Dem. Qoftë një vendim financiar, një investim i përbashkët apo një ngatërresë emocionale, ti po rimerr qartësinë. Prit për një moment alla “eureka” që do të të ndihmojë të lësh kontrollin dhe të ecësh përpara me vetëbesim.
 
Binjakët
 
Komunikimi në marrëdhëniet e tua fillon të rrjedhë sërish, Binjakë. Keqkuptimet sqarohen dhe qëllimet e vërteta të dikujt dalin më në fund në dritë. Një bisedë e rëndësishme mund të rikthejë afërsinë ose të të ndihmojë t’i vësh gjërat në vend njëherë e mirë.
 
Gaforrja
 
Po bashkon copat e puzzle-s, Gaforre. Një projekt që ka ngecur rifiton ritëm, email-et nuk duken më të pafundëm dhe rrëmujës mendore ia lë vendin qetësia. Është moment i mirë të riorganizosh, rifreskosh dhe të fokusohesh tek ajo që të sjell paqe.
 
Luani
 
Energjia jote kreative rikthehet, ashtu si edhe shkëlqimi yt, Luan. Je gati të shprehesh sërish, qoftë duke ringjallur një projekt pasioni apo duke i shprehur ndjenjat më hapur. Diçka lozonjare, romantike ose frymëzuese mund të të ndezë sërish etjen për jetë.
 
Virgjëresha
 
Qartësia kthehet në shtëpi, Virgjëreshë. Bisedat me anëtarët e familjes mund të sjellin më në fund mirëkuptim, ose mund të fitosh një çlirim të rëndësishëm për diçka që të ka rënduar. Një ndjenjë qëndrueshmërie rikthehet ndërsa rikrijon kuptimin tënd për rehati dhe përkatësi.
 
Peshorja
 
Fjalët e tua janë të sakta dhe të fuqishme, Peshore! Është më e lehtë të bësh plane, të thuash të vërtetën tënde dhe të përcjellësh mesazhin. Prit zhvillim në karriera që lidhen me shkrimin, negociata ose çdo gjë që përfshin idetë e tua dhe dëshirën për t’u dëgjuar.
 
Akrepi
 
Një situatë financiare ose emocionale që ka qenë pezull fillon të lëvizë sërish, Akrep. Po e shikon veten me “sy të rinj” dhe kjo po të frymëzon të ndërmarrësh hapa më të qëndrueshëm drejt objektivave të tua. Kjo qartësi e re të ndihmon të bësh zgjedhje të guximshme, por të sigurta.
 
Shigjetari
 
Mërkuri direkt në shenjën tënde ndihet si të zgjohesh nga një gjumë i gjatë, Shigjetar. Gjithçka që ka qenë e paqartë rreth qëllimeve dhe ëndrrave të tua, papritur merr formë. Bisedat rrjedhin, mundësitë shfaqen dhe ti më në fund je gati të thuash atë që ke mbajtur në mendje.
 
Bricjapi
 
Përgjigjet vijnë papritur, Bricjap. Mund të vëresh shenja ose rastësi që të drejtojnë drejt mbylljes së kapitujve të mëparshëm dhe shërimit. Sërish, qartësia që kërkon do të vijë nga vetëreflektimi yt, duke të ndihmuar të pajtohesh me të kaluarën dhe të përgatitesh për atë që vjen.
 
Ujori
 
Energjia në rrethin tënd shoqëror ndryshon, duke sjellë njohuri të reja rreth vendit ku ndihesh vërtet se i përket, Ujor. Një miqësi, bashkëpunim apo aktivitet komunitar mund të rifitojë ritëm. Zëri yt ka rëndësi dhe është çliruese ta ndash më në fund me njerëzit e tu.
 
Peshqit
 
Më në fund po fiton qartësi rreth drejtimit të karrierës tënde. Nëse një ide të dukej e pasigurt apo një propozim nuk funksionoi, energjia rimerr vrull. Për më tepër, bisedat me mentorë (ose me persona në pozita më të larta) mund të sjellin një mundësi që nuk e kishe parë.

 

REELS

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes