
“The Devil Wears Prada”, rikthehet pas njëzet vitesh dhe pritet të publikohet më 1 maj. Aktorët kanë punuar prej muajsh, dhe tani që xhirimet përfunduan, Meryl Streep ndihet më e lumtur dhe jo pa arsye.

Shqetësimi i saj më i madh gjatë punës ishin takat e larta, të cilat kishte qenë e detyruar t'i vishte për 16 javë. E lodhur nga kjo, ajo me humor tha se kishte filluar të dyshonte nëse po vuante nga PTSD.
Shpejgim: PTSD është një çrregullim psikologjik që shfaqet pas përjetimit të një ngjarjeje traumatike dhe shoqërohet me ankth, kujtime të forta dhe stres të vazhdueshëm.
“Si një person që ka mbajtur pozicionin e saj për 20 vite, ajo ruajti stilin, por e përshtati, ashtu siç bëjmë me kohën,” i tha Streep revistës Vogue për gardërobën e personazhit të saj në vitin 2026.
“Por pothuajse kisha PTSD nga veshja e takave të larta për 16 javë. Ndihem sikur duhet të më vlerësojnë me Medaljen e Lirisë,” u shpreh ajo me humor.

Më tej, ajo foli për rikthimin tek garderoba ikonike e Miranda Priestly-t. Sipas saj, veshjet nuk kishin ndryshuar thuajse fare, jo sepse ishin të vjetra, por sepse stili kishte qëndruar i njëjtë, thjesht i ishte përshtatur kohës. Këtë eksperiencë ajo e përshkroi si të ishte duke provuar disa rroba të së shkuarës me shpresën se sërish do t'i bënin.
“Ishte si të kërkoje në dollap dhe të gjeje diçka, duke menduar: ‘A më bën akoma?’”





