
Mbrëmja nisi me ngjarjen më shokuese: një përqafim mes Brikenës dhe Mateos në fund të një koreografie hyrëse. Me siguri do jetë i pari dhe i fundit, kështu që mos u emociononi.

#1. Avazi me Rogertin
Kësaj radhe konfliktet më të mëdha i kishte me Selin, Kristin, BabyG…E dini ju, muhabetet e përhershme, për nderin, moralin, burrërinë.

Kulmi sigurisht ishte ofendimi që i bëri Stenaldos duke i thënë se “e ka dënuar Zoti”, për të cilën u justifikua se nuk kishte pasur si qëllim ta fyente. Stenaldo, me mënyrën e vet të edukuar të të folurit tha se e kuptonte se loja e Big Brother është një lojë nervash, megjithatë kjo s’e bën të pranueshme atë që Rogerti nxorri me vetëdijen më të plotë nga goja.

Për këtë, Vëllai i Madh e dërgoi Rogertin në një dhomë të përgatitur posaçërisht për të: Dhomën e Reflektimit. Rogerti do të rrijë aty i izoluar vetëm derisa publiku të vendosë ta rikthejë në shtëpi ose ta eliminojë nga loja të shtunën.

#2. Brikena ka të dashur jashtë?
Si ne, edhe banorët e shtëpisë e vunë re gëzimin e Brikenës për surprizën romantike derisa iu shfaq Mateo përballë. Ndaj të gjithë u shprehën të bindur se Brikena ka vërtet një...Bol jashtë shtëpisë. Megjithatë, ajo mohoi çdo akuzë dhe i pabindur për deklaratat e banorëve të tjerë u duk dhe Mateo.

Madje-madje, sipas tij, akujt mes tyre kanë shkrirë disi që pas surprizës. Sipas fjalëve, u duk se edhe Brikena konfirmoi fjalët e Mateos. Por, kujdes! *Për momentin* - fjalë kyçe - s’ka absolutikist pëlqim për Mateon.

#3. Miri shfrytëzoi surprizën e vajzës
Për të marrë informacion se si perceptohet marrëdhënia e tij me Selin, kështu e akuzoi Mateo. E bukura është se Miri nuk e mohoi, por u shpreh tekstualisht se të gjithëve kur u vijnë familjarë brenda duan të marrin informacion.

#4. Ina surprizohet nga Keijsi

Nga i njëjti Keijs që u eliminua një javë më parë me ceremoni për gjuhën e vazhdueshme denigruese. S’e dimë nëse ishte më shumë kohë televizive për të treguar sa i fortë është Keijs Motoristi sesa surprizë romantike për Inën, po në të dyja rastet, publiku s’u duk ta shijonte si moment.

#5. Kristi-Krusita…dashuri apo interes?
Pak nga të dyja, asnjëra, vec njëra…kush e di. Kristi u shpreh se ka simpati për Krusitën dhe Krusita qartazi e shijon shoqërinë e tij.

Banorët i akuzuan se po luajnë të dy e madje njihen që nga jashtë, por të dy i mohuan fjalët.

#6. Eliminohet Stelina
Lum si Keijsi që s’mbetet kurrë vetëm. Shaka, shaka. Se dhe po të dojë ai, Stelina e shfaqi hapur se e sheh Keijs Motoristin si kapitull të mbyllur. Po kurrë s’i dihet prapëseprapë eee…
#7. Televotimi i radhës
Doni ta mbani brenda Rogertin apo jo? Ja një foto teksa po fle gjumë i pashqetësuar, se thonë se atëherë del engjëlli që kanë brenda njerëzit…apo jo?
