Metropolitan

Mes gjithë dramës, Brooklyn Beckham & Nicola Peltz bënë gjënë e fundit që të shkon në mendje

Mes gjithë dramës, Brooklyn Beckham & Nicola Peltz bënë
Foto: Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz/ Instagram

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz kanë vendosur të rinovojnë betimet e tyre martesore, tre vjet pas dasmës së parë luksoze në Palm Beach. Por këtë herë, buzëqeshjet ishin më të përmbajtura, ndoshta sepse nuk u panë askund mami dhe babi Beckham, as vëllezërit Romeo e Cruz, e as motra Harper.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @brooklynpeltzbeckham

Në një ceremoni të mbajtur më 2 gusht, çifti tha edhe një herë "po", një përpjekje për të rikujtuar dashurinë, përkushtimin dhe ndoshta, për të përballuar ftohtësinë që ka rënë në marrëdhëniet me familjen Beckham.

Mes gjithë dramës, Brooklyn Beckham & Nicola Peltz bënë

Një burim pranë çiftit tha për People:

“Kjo ishte një ditë e veçantë për dashurinë e tyre. Ishte për ta, jo për të tjerët.”

Dhe “të tjerët”, me sa duket, e dinë shumë mirë se nuk ishin të ftuar.

Brooklyn dhe Nicola janë bashkë që prej vitit 2019, ndërsa fejesa ndodhi vetëm 7 muaj pas daljes së parë publike në Instagram. Ata u martuan në prill të vitit 2022, me gjithë familjen Beckham të pranishme. Por këtë vit, gjërat kanë ndryshuar.

Mes gjithë dramës, Brooklyn Beckham & Nicola Peltz bënë

Mungesa e tyre në 50-vjetorin e David Beckham nuk kaloi pa zhurmë. Thashethemet thonë se përplasjet e Brooklyn me vëllanë Romeo (i cili ishte lidhur me ish-të dashurën e tij) kanë çuar në një distancë emocionale mes tyre, me prindërit që kanë zgjedhur të mbështesin më të voglin.

Nëse në dasmën e parë kishim të gjithë Beckham-ët të bashkuar, këtë herë kemi një dasmë “private”, ndoshta pak më e qetë, por jo më pak dramatike.

Burimi: News18

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Amidst all the drama, Brooklyn Beckham & Nicola Peltz did the last thing on your mind

Mes gjithë dramës, Brooklyn Beckham & Nicola Peltz bënë
Photo: Brooklyn Beckham and Nicola Peltz/ Instagram

Brooklyn Beckham and Nicola Peltz have decided to renew their wedding vows, three years after their first lavish wedding in Palm Beach. But this time, the smiles were more subdued, perhaps because mom and dad Beckham, brothers Romeo and Cruz, and sister Harper were nowhere to be seen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @brooklynpeltzbeckham

In a ceremony held on August 2, the couple once again said "I do," an attempt to recall love, commitment and perhaps, to overcome the coldness that has fallen in relations with the Beckham family.

Mes gjithë dramës, Brooklyn Beckham & Nicola Peltz bënë

A source close to the couple told People:

"This was a special day for their love. It was for them, not for others."

And the "others", apparently, know very well that they were not invited.

Brooklyn and Nicola have been together since 2019, and got engaged just 7 months after their first public Instagram appearance. They tied the knot in April 2022, with the entire Beckham family in attendance. But this year, things have changed.

Mes gjithë dramës, Brooklyn Beckham & Nicola Peltz bënë

Their absence from David Beckham's 50th birthday party didn't go without a fuss. Rumor has it that Brooklyn's clashes with brother Romeo (who was dating his ex-girlfriend) have led to an emotional rift between them, with the parents choosing to support the younger one.

If at the first wedding we had all the Beckhams together, this time we have a "private" wedding, perhaps a little quieter, but no less dramatic.

Source: News18