Metropolitan

Ndahet nga jeta Robert Duvall, ylli i 'The Godfather' dhe 'Apocalypse Now'

Ndahet nga jeta Robert Duvall, ylli i 'The Godfather' dhe
Foto: Robert Duvall/ Getty

Robert Duvall, një nga aktorët më të mëdhenj të kinemasë amerikane, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare.

Ndahet nga jeta Robert Duvall, ylli i 'The Godfather' dhe

Lajmin e dha bashkëshortja e tij, Luciana, e cila shkroi se ai u nda nga jeta i qetë në shtëpi, i rrethuar nga dashuria dhe familja.

“Për botën ai ishte një aktor i vlerësuar me Oscar, regjisor dhe tregimtar. Për mua, ai ishte gjithçka,” u shpreh ajo.

Karriera e Duvall zgjati mbi shtatë dekada. Ai fitoi Oscar për rolin kryesor në filmin "Tender Mercies" (1983), ndërsa u bë i pavdekshëm me interpretimet në klasikë si "The Godfather", "Apocalypse Now" dhe "To Kill a Mockingbird".

Ndahet nga jeta Robert Duvall, ylli i 'The Godfather' dhe
"To Kill a Mockingbird"
Ndahet nga jeta Robert Duvall, ylli i 'The Godfather' dhe
"Apocalypse Now"

I lindur në vitin 1931 në San Diego, ai shërbeu në ushtri para se t’i përkushtohej aktrimit. Studioi në New York nën drejtimin e Sanford Meisner dhe u bë pjesë e një brezi aktorësh që më vonë do të dominonin Hollywood-in. Debutimi i tij në kinema erdhi me “To Kill a Mockingbird”, ndërsa nominimin e parë për Oscar e mori për rolin e Tom Hagen në “The Godfather”, rol që e ripërsëriti edhe në vazhdim.

Ndahet nga jeta Robert Duvall, ylli i 'The Godfather' dhe
"Network"
Ndahet nga jeta Robert Duvall, ylli i 'The Godfather' dhe
"The Godfather II"

Në “Apocalypse Now”, nën regjinë e Francis Ford Coppola, ai interpretoi kolonelin Kilgore dhe dha një nga replikat më ikonike në historinë e filmit: “I love the smell of napalm in the morning.”

Ndahet nga jeta Robert Duvall, ylli i 'The Godfather' dhe
"Apocalypse Now"

Gjatë karrierës, Duvall mori shtatë nominime për Oscar dhe fitoi gjithashtu çmime Emmy për punën e tij në televizion. Ai nuk doli kurrë zyrtarisht në pension dhe vazhdoi të aktrojë deri në vitet e fundit të jetës.

Ndahet nga jeta Robert Duvall, ylli i 'The Godfather' dhe
"Widows"

Robert Duvall la pas bashkëshorten e tij, Luciana Pedraza. Trashëgimia e tij në kinematografi konsiderohet ndër më të rëndësishmet në historinë e filmit amerikan.

Ndahet nga jeta Robert Duvall, ylli i 'The Godfather' dhe