Metropolitan

“Wuthering Heights” pushton kinematë: 82 milionë dollarë në debutimin më të madh të vitit

“Wuthering Heights” pushton kinematë: 82 milionë
Foto: "Wuthering Heights"

"Wuthering Heights" renditet në vendin e parë në botë për të ardhurat nga shitja e biletave në kinema, duke arkëtuar 82 milionë dollarë në fundjavën e parë dhe duke shënuar debutimin më të madh global të vitit deri tani.

Nga kjo shumë, 42 milionë dollarë vijnë nga 76 tregje ndërkombëtare, ndërsa 40 milionë dollarë nga debutimi katërditor në Amerikën e Veriut. Filmi, me buxhet rreth 80 milionë dollarë, është prodhuar nga Warner Bros..

“Wuthering Heights” pushton kinematë: 82 milionë

Me regji nga nga Emerald Fennell dhe me protagoniste Margot Robbie dhe Jacob Elordi, filmi është një ribërje e guximshme dhe sensuale e romanit klasik të Emily Brontë. Historia ndjek marrëdhënien e errët dhe shkatërruese mes Catherine Earnshaw dhe Heathcliff në Anglinë e shekullit të tetëmbëdhjetë.

“Wuthering Heights” pushton kinematë: 82 milionë

Megjithëse kritikat dhe reagimet e publikut kanë qenë të përziera, suksesi ndërkombëtar po e mban filmin në krye. Tregjet më të forta jashtë SHBA-së janë Mbretëria e Bashkuar me 10.3 milionë dollarë, Italia me 4.4 milionë dhe Australia me 4.3 milionë. Filmi ende nuk ka dalë në dy tregje kyçe si Kina dhe Japonia, çka mund të ndikojë ndjeshëm në totalin përfundimtar.

Me një buxhet të konsiderueshëm dhe pritshmëri të larta, “Wuthering Heights” pritet të mbështetet fuqishëm te publiku ndërkombëtar në javët në vijim për të konsoliduar suksesin në arkat e kinemave globale.

REELS

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

😍

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

"Wuthering Heights" conquers cinemas: $82 million in the biggest debut of the year

 

"Wuthering Heights" ranks first in the world in box office revenue, grossing $82 million in its first weekend and marking the biggest global debut of the year so far.

Of that total, $42 million came from 76 international markets, while $40 million came from its four-day North American debut. The film, with a budget of around $80 million, was produced by Warner Bros.

“Wuthering Heights” pushton kinematë: 82 milionë

Directed by Emerald Fennell and starring Margot Robbie and Jacob Elordi, the film is a bold and sensual reimagining of Emily Brontë's classic novel. The story follows the dark and destructive relationship between Catherine Earnshaw and Heathcliff in eighteenth-century England.

 

Although critical and public reactions have been mixed, international success is keeping the film at the top. The strongest markets outside the US are the United Kingdom with $10.3 million, Italy with $4.4 million, and Australia with $4.3 million. The film has yet to be released in two key markets, China and Japan, which could significantly impact the final total.

With a significant budget and high expectations, "Wuthering Heights" is expected to rely heavily on international audiences in the coming weeks to consolidate its success at the global box office.