Metropolitan

Ç’ndodhi me Cloudflare?! Të shpjegojmë se pse nuk aksesoje dot faqet e internetit

Ç’ndodhi me Cloudflare?! Të shpjegojmë se pse nuk
Eric Risberg/AP

Një pjesë kyçe e infrastrukturës së internetit, zakonisht e fshehur, pësoi një ndërprerje globale gjatë ditës së sotme (18 nëntor 2025), duke shkaktuar shfaqjen e mesazheve të gabimit në faqet e internetit. Cloudflare, një kompani amerikane, e cila ofron shërbime për mbrojtjen e miliona faqeve nga sulmet, përjetoi një problem, çka bëri që përdoruesit e internetit të mos mund të hynin në disa nga faqet e klientëve të saj.
 
Disa pronarë faqesh nuk mund të hynin në panelin e performancës së tyre. Faqe të ndryshme, përfshirë X dhe OpenAI përjetuan ndërprerje në të njëjtën kohë me problemet e Cloudflare, sipas Downdetector.
 
Ndërprerja vazhdoi për disa orë, porn ë orën 12:21, kompania njoftoi:
 
“Po shohim që shërbimet po rikuperohen, por klientët mund të vazhdojnë të vërejnë norma gabimesh më të larta se normalja ndërsa vazhdojmë përpjekjet për riparim.”
 
Një mesazh tjetër tha: “Përditësim: po vazhdojmë të hetojmë për këtë problem.”
 
Një zëdhënës i Cloudflare u shpreh:

“Pamë një rritje të trafikut të pazakontë në një nga shërbimet e Cloudflare duke filluar nga ora 11:20. Kjo shkaktoi që disa pjesë të trafikut që kalonin përmes rrjetit të Cloudflare të përjetonin gabime. Ndërsa shumica e trafikut për shumicën e shërbimeve vazhdoi normalisht, pati gabime të tjera në disa shërbime të Cloudflare”.

Më tej, shtoi:

“Nuk e dimë ende shkakun e rritjes së trafikut të pazakontë. Jemi të gjithë duke punuar për t’u siguruar që të gjithë trafiku të shërbehet pa gabime. Pas kësaj, do t’i përqendrojmë përpjekjet për të hetuar shkakun e rritjes së pazakontë të trafikut.”

Inxhinierët e Cloudflare kishin planifikuar të kryenin mirëmbajtje të martën në qendrat e të dhënave në Tahiti, Los Angeles, Atlanta dhe Santiago, por nuk është e qartë nëse aktivitetet e tyre lidhen me ndërprerjen.
 
Ndërsa përpiqej të rregullonte problemin, kompania çaktivizoi një shërbim enkriptimi të quajtur Warp në Londër dhe tha: “Përdoruesit në Londër që përpiqen të hyjnë në internet përmes Ëarp do të hasin me dështim në lidhje.”
 
Problemet në Cloudflare vijnë pak më pak se një muaj pas një ndërprerjeje të Amazon Web Services, e cila rrëzoi mijëra faqe.
 
“Po shohim sa të pakta janë këto kompani në infrastrukturën e internetit, kështu që kur njëra prej tyre dështon, bëhet e dukshme, shumë shpejt,” tha Woodward.
 
Ndërsa shkaku mbetet i paqartë, Woodward tha se ishte e pamundur të ishte një sulm kibernetik, pasi një shërbim kaq i madh ka pak gjasa të ketë një pikë të vetme dështimi.

REELS

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj