
Dojna Mema ka bërë një reagim në Instastory, pas pretendimit të Kiarës, se në fakt, ka qenë vetë Dojna ajo që e ka hequr nga Instagram-i. Ajo publikoi një bisedë me të motrën, e cila i kishte shkruar në WhatsApp që ta hiqte Kiarën nga lista e ndjekësve, pasi ajo e kishte hequr e para.
“Mua, kur më bëjnë një pyetje direkte, kam mjaftueshëm k?llqe për t’u përgjigjur drejt. E bëj edhe për rehatinë time, që të mos mbaj mend gënjeshtra. Tema është e varfër, ndaj nuk shoh interes të veçantë për ta zgjatur më shumë publikisht. Ditë të mbarë!”, shkroi moderatorja në mbishkrim.
Kundërpërgjigjja e Kiarës erdhi pas Dojna u shpreh në podkastin “Mirëmbrëma Yje” se Kiara e ka hequr nga rrjeti social.
“Kiara më ka hequr nga ‘followers’ dhe nuk e di pse, kot”, tha Dojna.
Kiara, e ftuar në “Goca dhe Gra”, tha se “njerëzit marrin klikime me emrin e saj”. Për më shumë, kliko këtu.