Health

Ndoshta s’ta pret mendja, por këto sende në shtëpi janë vatra mikrobesh

Ndoshta s’ta pret mendja, por këto sende në shtëpi
Warchi/Getty Images

Shumica e objekteve të përditshme janë të papastra, sidomos ato që rrallë pastrohen me dezinfektues. Mikrobiologu Jason Tetro, autor i librit “The Germ Code” thotë se në fakt, shumë objekte që ndoshta edhe s’na e pret mendja, janë të mbushura me mikrobe.

“Zakonisht kemi të bëjmë me bakteret tona, por kur grumbullohen, edhe nëse janë të tuat, mund të çojnë në irritime të lëkurës, kruarje të kokës, kavitete në dhëmbë nga furçat e ndotura të dhëmbëve e gjëra të ngjashme.”

Disa nga objektet që janë mbajnë pafund mikrobe

Sfungjeri i enëve

Ndoshta s’ta pret mendja, por këto sende në shtëpi

“Jam i habitur që nuk evoluojnë forma të reja jete në sfungjerët e kuzhinës,” thotë Chuck Gerba, profesor i virologjisë në universitetin e Arizonës.

“Ata janë gjithmonë të lagur” thotë Markus Egert, profesor mikrobiologjie në Gjermani.

“Kanë sipërfaqe të madhe të brendshme dhe përpunojnë lloj-lloj papastërtish. Dhe nuk lahen shpesh. Prandaj në to gjenden miliarda mikrobe, në përqendrim të ngjashëm me një mostër jashtëqitjeje njerëzore”.

Sfungjerët mund të përmbajnë baktere të rrezikshme si salmonela dhe campylobacter, që shkaktojnë helmime ushqimore, veçanërisht të rrezikshme për të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit me imunitet të dobët.

Dërrasat ku pret frutat, perimet etj

Një nga objektet më të neglizhuara në kuzhinë! “Shumë njerëz thjesht i shpëlajnë me ujë,” thotë Gerba. “Përdorin të njëjtën dërrasë për mish të pagatuar dhe për sallatë.”
Mënyra më e mirë e pastrimit është larja me sfungjer dhe ujë të nxehtë ose futja në lavastovilje.

Furça e dhëmbëve

Ndoshta s’ta pret mendja, por këto sende në shtëpi

Furça mbart bakteret orale. Studimet kanë zbuluar deri në 10 milionë baktere në një furçë.

Ushqimet me sheqer dhe yndyrna mund të ndryshojnë mikrobiomën e gojës në mënyrë negative, ndaj është e nevojshme ta lash furçën çdo ditë me ujë shumë të nxehtë për 5 sekonda dhe ta ndërrosh çdo muaj.

Mos harro pastrimin e mbajtëses së furçës, ku mblidhen papastërti dhe baktere.

Krehëri

“Çdo gjë që quhet “krehër” dhe nuk pastrohet, është problematike,” thotë Tetro.
Krehëri mbledh maja dhe kërpudha, të cilat rikthehen në flokë pas larjes dhe mund të shkaktojnë zbokth apo infeksione.

Krehërin duhet ta pastrosh mirë të paktën 1 herë në muaj.

Shishet e ujit

Të lagura, shpesh me ujë të vjetër, shishet e ujit përbëjnë një mjedis perfekt për bakteret – sidomos nëse nuk i lani duart para përdorimit. Një studim zbuloi se 20% e shisheve përmbanin baktere koliforme. Një tjetër gjeti 20.8 milionë njësi bakteriale në një shishe, 40,000 herë më shumë se një kapak tualeti.

“Zbraze ujin e vjetër, laje shishen me ujë të nxehtë, larës enësh çdo ditë dhe fërkoje me një furçë (të pastër!) një herë në javë”, thonë ekspertët.

Rripat e orës

Një studim i vitit 2023 zbuloi se rripat e orëve (sidomos ato prej gome apo lëkure) përmbajnë stafilokokë, pseudomonas dhe baktere fekale. Rripat prej ari ose argjendi ishin më të pastër.

Kufjet

Ndoshta s’ta pret mendja, por këto sende në shtëpi

Preken shpesh, bien në tokë, ndahen me të tjerë – dhe më pas futen në vesh, një ambient i ngrohtë dhe i lagësht.

Pra, afërmendsh, duhen pastruar shumë shpesh!

Syzet

Vendosja në hundë dhe vesh sjell bakteret e zakonshme të lëkurës. 60% e baktereve të zbuluara në një studim mund të jenë të rrezikshme për persona me imunitet të dobët.

Pastrimi më i mirë: ujë i ngrohtë me solucion dhe një leckë e butë.

Kavanozët e erëzave

Ndoshta s’ta pret mendja, por këto sende në shtëpi

Një studim i vitit 2023 për gatimin me mish zbuloi se gati gjysma e kavanozëve të erëzave u ndotën gjatë procesit të gatimit. Një studim tjetër gjeti viruse që shkaktonin grip në çdo kripore që ishte prekur nga njerëz të sëmurë.

Çelësat e dritave

Ndoshta s’ta pret mendja, por këto sende në shtëpi

testet e kryera në dhomat e hoteleve, çelësat ishin të mbushur me baktere fekale.  Një test tjetër zbuloi viruse gripi në 25% të çelësave një orë pas prekjes nga një person i sëmurë.

Telekomanda

Telekomanda e televizorit mund të jetë 15 herë më e ndotur se një kapak tualeti.
Një sondazh zbuloi se 1/3 e njerëzve nuk e pastrojnë kurrë, edhe pse një familje mesatare e prek atë 21,000 herë në vit.

Perdet e dushit

Një studim zbuloi se perdet e dushit kanë 60 herë më shumë baktere se kapaku i tualetit.

Tetro thotë: “Perdet e dushit janë të neveritshme. Ato përmbajnë baktere jo vetëm nga duart apo fytyra, por nga gjithë trupi.

Laji herë pas here në lavatriçe ose dezinfektoji kur pastron tualetin.

Fshesat me korent

Ndoshta s’ta pret mendja, por këto sende në shtëpi

Edhe pajisjet që pastrojnë, mund të jenë të ndotura.

“Gjatë testimeve, gjetëm salmonelë në 10% të fshesave. Ato grumbullojnë pluhur, mbetje ushqimore dhe bakteret ushqehen me to.”

Po pra, të tjera gjëra për t’u pastruar në shtëpi! Epo, paçim fat të dielën që vjen!

REELS

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

Lëkura ime? E freskët gjithë ditën, falë këtij xheli @jeclaire.al! Jeclaire Hydragel përthithet menjëherë nga lëkura dhe lë vetëm hidratim. ✅ Hidratim perfekt për ditët e nxehta të verës 🌞 ✅ Përshtatet për çdo tip lëkure, edhe për ato me akne ✅ Nuk ngjit, nuk e bën lëkurën me yndyrë ✅ Freskon dhe qetëson menjëherë ✅ Lëkurë e butë me efekt matte gjithë ditën ✅ Perfekt edhe si bazë makeup-i Përdore çdo mëngjes dhe do ndihesh sikur sapo ke dalë nga spa. 🫧

----ndoshta-sta-pret-mendja-por-keto-sende-ne-shtepi-jane-vatra-mikrobesh-i83395