Out and About

‘Edhe unë jam vepër arti'!

7 Nëntor 2015

‘Edhe unë jam vepër arti'!

Fotografja Soela Zani në bashkëpunim me Fondacionin “Down Syndrome Albania” dhe kostumografen Lilo Shehu ka realizuar ekspozitën fotografike 'Edhe unë jam vepër arti'. Që prej 6 nëntorit, në ambientet e  Muzeut Historik Kombëtar, është çelur ekspozita që ka në qendër të sajën 14 fëmijë me sindromën down, që kanë zëvendësuar personazhet më të njohura të historisë së artit, shqiptar dhe botëror.

Emanuela Zaimi, drejtuesja dhe themeluesja e 'Down Syndrome Albania' është shprehur se aktiviteti pak i vështirë për tu realizuar, erdhi vetëm me qëllimin për të ndërgjegjësuar këtë kauzë nëpërmjet artit.

E veçanta e kësaj ekspozite dhe ajo që vlen për tu theksuar për këtë ekspozitë është origjinaliteti dhe potenciali i fëmijëve pjesëmarrës si modele fotografike.

Ekspozita 'Edhe unë jam vepër arti' do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 16 nëntor.