
Mbrëmjen e së shtunës së kaluar, dy aktorë të njohur shqiptarë janë përfshirë në një sherr banal, e cili ka degjeneruar. Flasim për Laert Vasilin dhe Gert Ferrën, të cilët janë konfliktuar në një nga lokalet e Tiranës.
Sipas dëshmitarëve thuhet se në lokal, 'molla e sherrit' ka qenë një femër, e cila ishte shoqëruesja e Laertit, e sic mendohet, edhe e dashura e tij. Aktori, Laert Vasili, sipas dëshmitarëve e kishte tepruar me alokolin, ndërsa kishte filluar të fyente të dashurën e tij në publik.
I shqetësuar nga situata, Gert Ferra ka ndërhyrë, duke i dalë në mbrojtje vajzës që bën pjesë në rrethin e aktorëve, ndërsa sipas të pranishmëve i ka kërkuar Laertit të ulë zërin, moment që ka sjellë edhe konfliktin mes tyre. Burime të suplementit 'Bluetooth' kanë konfirmuar se Laert Vasili ka reaguar keq, duke lëshuar një vrull sharjesh ndaj Gert Ferrës, i cili po ashtu shoqërohej nga e dashura e tij.
Ky i fundit është ndjerë keq për shkak të pranisë së shoqërueses dhe ka tentuar ta nxjerrë Laertin nga lokali. Për shkak të rezistencës së Laertit, gjatë përleshjes aktorët kanë rrëzuar tavilona dhe shishet, duke shkaktuar kaos në lokal. Pjesë e ngjarjes kanë qenë edhe disa punonjës policie, të cilët ndodheshin aty pranë dhe kanë mbërritur në vendngjarje. Por, me ndërhyrjen e tyre dhe të pronarit të lokalit gjërat janë qetësuar disi.
Dy protagonistët të kontaktuar nga 'Bluetooth' kanë refuzuar të japin një qëndrim lidhur me çështjen, megjithëse sipas burimeve, kjo nuk është hera e parë që ndodh një konflikt i tillë. Vasili shquhet për problemet e tij me alkoolin, madje pak kohë më parë gazetari Arian Çani e ka 'përzënë' nga emisioni 'Zonë e Lirë', duke i thënë shprehimisht se, 'ishte shumë i dehur për të vazhduar intervistën'.
Ndërkohë, Gert Ferra, i cili në të vërtetë nuk njihet për natyrë problematike, thuhet se i ka përjetuar keq fyerjet që Laerti i ka bërë drejtëpërdrejt atij, për më tepër në prani të të dahsurës, gjë që bëri që aktori të reagoi keq, sipas dëshmitarëve.
KUSH JANË 2 AKTORËT
Laert Vasili është një nga aktorët e njohur shqiptarë, i cili pas studimeve në Akademinë e Arteve në Tiranë, është diplomuar gjithashtu edhe në Akademinë e Artit Dramatik, të Teatrit Kombëtar grek. Pas disa përvojave në Athinë dhe veprave që ka ngjitur në skenën e teatrit të vendit fqinj, Laerti u transferua në Tiranë, për të vijuar karrierën si aktor dhe regjisor. Gjatë karrierës ai numëron dhjetra role në filma dhe teatër, më të njohurit mes tyre ai në serialin televiziv 'Dashuria erdhi nga larg', apo në filmin 'Balkan Bazaar'. Në shfaqjet teatrale të aktorit ajo më e komentuara është 'Elektra', apo shfaqjen që shkaktoishumë polemika, 'Corpus Christi', të cilën e ka luajtur në Athinë në vitin 2002.
Gert Ferra- Ndonëse nuk ka shumë vite në skenë, falë punës dhe talentit emri i tij ka spikatur në skenën shqiptare. Aktori ka interpretuar në filma dhe teatër, ku ka sjellë disa karaktere të veçanta, si Karmajkëll në komedinë me të njëjtin emër, apo rolit në komedinë 'Shtëpia pa dritare', ku ka interpretuar përkrah Sokol Angjelit, Neritan liçajt dhe Eva Alikaj. Ferra është pjesë e organikës së Teatrit Kombëtar por ka pasur shfaqje të suksesshme edhe në kinematografi. Së bashku me Blerim Destanin, Rajmonda Bulkun, Olta Gixharin, Gert Ferra ka luajtur në filmin e regjizorit Fatmir KOçi, ;Amsterdam Express'.
Burimi: Suplementi Bluetooth