
Reçipetat janë të parehatshme dhe shpeshherë do të donim të mos i vishnim. Për më tepër, ato ndikojnë në shëndetin tonë në mënyra të cilat, nuk i keni menduar.
- Mos vishni numrin e gabuar të reçipetave
Markat janë “hileqare” dhe numrat e reçipetave variojnë nga njera markë tek tjetra. Kështu që, ju nuk do ta dini asnjëhëerë me siguri nëse jeni duke blerë numrin e duhur. Gjëja më e mirë,për t’u bërë ,është ta masni vetë numrin përpara çdo blerjeje.
- Rexhipetat shkaktojnë dhimbje në qafën, shpatullat dhe mesin tuaj
Fakti, që kupat e rexhipetave janë ato që ofrojnë mbështetje, është thjesht një mit. Në të vërtetë, janë rripat ata që e bëjnë punën më të madhe. Prandaj kur ju merrni një masë ndryshe nga ajo që ju duhet, pësoni dhimbje shpatullash dhe një ngacmim në nervat e shtyllës kurrizore.
- Ato prekin sistemin limfatik
Nga një studimi i realizuar nga universiteti i “Bristol” rezulton se reçipetat pengojnë sistemin limfatik të kryejë punën. Ky i fundit është përgjegjës për nxjerrjen e toksinave jashtë trupit dhe nëse kjo gjë nuk ndodh rriten mundësitë e të paturit kancer.
- Rexhipetat e gabuara pengojnë frymëmarrjen
Masa e gabuar ushtron trysni mbi kockat duke kufizur frymëmarrjen. Kjo gjë mund të bëhet kronike aq sa të rrezikojë vërtet jetën tuaj.
- Vrajat ose shenjat në lëkurën tuaj tani kanë një shpjegim
E keni pyetur veten për të nxirat ose shenjat e tjera në lëkurën tuaj? Epo rexhipetat mund të jenë një nga arsyet. Ato krijojnë hapësirë për infeksionet e shkatuara nga kërpudhat.
- Dëmtime të brendshme të gjinjve
Duhet të reduktoni kohën gjatë së cilës mbani veshur reçipeta. Presioni që ato ushtrojnë tek brinjët, bëhet shkak për dëmtimin e brendshëm të gjinjve.
- Kujdes zemrën!
Masë e vogël, tela në pjesën e poshtme janë recetë për dhimbjet e zemrës që ndjeni sa herë vishni recipetat tuaja.
- Nëse flini me reçipeta veshur, forma e e gjoksit tuaj nuk do jetë më e mirë
Mund të keni dëgjuar që mbajtja e reçipetave veshur forcon gjinjtë, por kjo nuk është e vërtetë. Përkundrazi, është e këshillueshmë që gjatë gjumit ti hiqni ato për t’i dhënë kësaj pjese të trupit lirinë e duhur.
- Sa më gjatë t’i mbani, aq më shumë rritet rreziku për shfaqjen e kancerit të gjirit
Fatkeqësisht, kanceri I gjirit është bërë një fenomen në rritje. Studiuesit mendojnë se një arsye për këtë gjë është dhe mbajtja e reçipetave veshur për një kohë të gjatë.
Burimi: Storypick; Përshtati: Ergisa Bejkollari