Showbiz dhe TV

Lidhja Adrian Gaxha-Luana: 'Cili është fajtori për ndarjen tonë'

28 Mars 2016

Lidhja Adrian Gaxha-Luana: 'Cili është fajtori për ndarjen

Ndonëse ka kaluar kohë nga ndarja e çiftit Adrian Gaxha dhe Luana Vjollca, ata të dy vazhdojnë të pyeten rreth asaj që shkaktoi ndarjen.

I fundit që ka folur ka qenë vetë këngëtari Adrian Gaxha, i cili i ftuar në Express Rozë nuk i ka shpëtuar dot kuriozitietit të gazetares. Aludimit se nëse ka qenë distanca dhe kilometrat larg njëri-tjetrit ato që kanë sjellë fundin e lidhjes, Adriani i është përgjigjur: “Çdo gjë mund të mbahet pavarësisht largësisë. Gjithçka varet nga vetë njeriu. Kilometrat janë vetëm kilometra, dy njerëz mund të jenë dhe 2 cm larg, por nëse nuk e kanë drejtimin e jetës të ngjashëm lidhja nuk mundet të funksionojë asnjëherë. Është pak histori e vjetër, të cilën edhe unë vetë e kam harruar. Çdo lidhje ka fillimin e saj ashtu siç mund të ketë dhe fundin.”

Ndërkohë i pyetur nëse Luana e ka ftuar në emisionin e saj “E Diell” në Top Channel, Adriani duket se i është shamngur pyetjes duke folur për marrëdhënien ne terma të përgjithshëm me televizionin. “Me Top Channel e kam marrëdhënien shumë të mirë. I kam dyert e hapura aty për emisione. Kam patur ftesa të shumta, pavarësisht që ka një periudhë të gjatë që nuk jam shfaqur” ka thënë ai.

Copyright @Anabel.al/ Ndalohet ri-botimi pa lejen e Anabel.al