Çfarë po ndodh rreth nesh

Rrëfimi i Winona Ryder: Nëpër ndarjet e çmimeve Oscar, kam veshur fustane 10 dollarëshe!

5 Mars 2014

Rrëfimi i Winona Ryder: Nëpër ndarjet e çmimeve Oscar, kam

“Shumica e garderobës sime është vintage. Në ceremoninë e Oscar kam veshur fustane, të cilat i kam gjetur me një çmim prej 10$”-thotë Ryder për revistën britanike Red. “Në ballon gala të Sean Penn, vesha një fustan vintage, të cilin e kisha veshur më parë në një premierë filmi, në 2005. E di që është rreptësisht e ndaluar në fushën e modës, por përse të veshësh vetëm njëherë, diçka që të pëlqen shumë?”
Edhe pse në jetën e përditshme zgjedh vintage, aktorja duket njëlloj rehat edhe në rroba të modës së lartë. Kjo duket qartë në shërbimin fotografik të revistës, ku Ryder ka veshur një bluzë Louis Vuitton dhe kostum Saint Laurent dhe një fustan John Rocha, kombinuar me një xhaketë Miu Miu.
Aktorja 42-vjeçare shprehet në artikull, për një periudhë të vështirë të jetës së saj: “Vitet e para të moshës tridhjetë vjeçare ishin të vështira. Kalova disa gjëra të cilat duhet ti kisha kaluar kur isha shumë më e re, por në të njëzetat kam qënë duke punuar’-shpjegon ajo. “Edhe kur arrita moshën e duhur për role më të pjekura, njerëzit më mendonin gjithmonë më të re. Ishte e vështirë, pasi kur kam qënë njëzetë vjeç, kisha patur kaq shumë sukses.”

Burimi:peoplestylewatch.com