Bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, është fotografuar në autobusin e aeroportit të Romës, teksa mbante në krahë djalin e saj, Zahon. Fotoja është publikuar nga “Gazeta Shqiptare” dhe bëhet me dije se Linda Rama së bashku me të birin po ktheheshin nga Italia për në Shqipëri.
Sigurisht imazhi i vogëlushit të cilin prindërit janë munduar ta mbajnë sa më larg syrit të publikut, ka tërhequr vëmendjen e pasagjerëve të tjerë që kanë shfrytëzuar momentin për t’i bërë një foto. Megjithatë, për shkak të kësaj dëshire të prindërve të tij, duket se do të duhet edhe goxha kohë, derisa të mundim të shohim qartazi portretin e vogëlushit Rama, i cili ende nuk i ka mbushur 2 vjeç.
Burimi: Balkanweb/ Përshtati: Kristi Tashi