Showbiz dhe TV

Pse nuk e njohim Elinelin?

8 Maj 2016

Pse nuk e njohim Elinelin?

Ne vendlindjen e tij, adhuruesit e rrepit underground e konsiderojnë Elinel si një prej artistëve më të mirë të rrepit të të gjitha kohërave. Ai ka mbi një dekadë që këndon në Kosovë, por në Shqipëri, do të ishte Alban Skënderaj ai që do të na e prezantonte siç duhet.

Emri i tij i plotë është Granit Bajraktari. “Kam nevojë” është kënga e cila solli në vemendjen e publikut shqiptar reperin bukurosh, që i habiti të gjithë përtej pamjes, me stilin e jashtëzakonshëm të rrepit.

E vërteta është që Elinel ka preferuar të jetë “ujk i vetmuar” dhe në një intervistë për “Klan Kosova” në 24 nentor të vitit 2015-të, ai është shprehur se nuk donte të atashohej me asnjë label apo grup. ”Nuk mendoj të jem pjesë e ndonjë ‘labeli’ në të ardhmen. Ne shqipëtarët, jemi më të fuqishëm individualisht, shikoni sportet luftarake si boksi dhe xhudo, kurse kur vjen puna në kolektivitet nuk jemi të fuqishëm. Kjo është për t’u ardhur keq dhe kjo është arsyeja pse medoj se hip hop ’labelat’ janë jo të frytshme dhe se preferoj të vazhdoj të jem egoist në muzikën që unë bëj”, ka thënë ai.

Gjatë “Beerfest Kosova” në vitin 2014, ai ka bërë diss grupimin më të njohur të Kosovës, Babastars. Elinel ka kërkuar vëmendje nga publiku gjatë performimit të tij dhe ka bërë një interpretim freestyle ku fyen dhe demaskon me fjalë të ashpra Babastars-at, ku bën pjesë Getoari dhe që së fundmi janë promovuar dhe pjesëtarët e tyre si Majk apo Cozman.">

Elineli gjithashtu ka refuzuar të jetë pjesë e OTR, grupi i kryesuar nga Noizy që vazhdmisht promovon artistë rrepi. Elineli njihet jo vetëm për teknikën e tij dhe performancë të jashtëzakonshme live, por edhe për tekstet të cilat si në rastin e këngës me Alban Skënderaj, janë revoltë kundër fasadës së shoqërisë dhe padrejtësive.

Edhe pse shumica e këngëve të tij janë pa video, në ato pak raste që Elinel ka sjellë videoklipe, ështe fokusuar edhe tek pjesa artistike vizuale si në rastin e:

">

">

">

Reperi ka publikuar në vitin 2009 një mixtape me ish-grupin e tij ABSTRACT dhe më pas ka vazhduar karrierën i vetëm. Në vitin 2013 ka publikuar albumin e tij të parë solot “O”, të përbërë nga 12 këngë të cilat u pritën mjat mirë nga publiku kosovar. Edhe pse e konsideron veten një “ujk të vetmuar”, faktikisht ai është martuar dhe pret një fëmijë me bashkëshorten e tij, Klementinën.(foto 4)

Përpara se Alban Skënderaj “të zbulonte” Elinelin për Shqipërinë, ishte rrepisti nga Kosova që do të krijonte këngën “Ditë e re”, 

">

mbështetur në hitin e Skënderaj “Njëherë në jetë”.

">

Klipet e tij vështirë se kanë kapur 1 milion klikime, përveç klipit me Fjolla Morinën në këngën ”Trileqe” për të cilën Elinel thotë se nuk ka dalë nga vetja me këtë bashkëpunim , pasi  ka bashkëpunuar me një “gangstere” në realizimin e tij, siç ai quan Fjollën.

">

Adhuruesit e vërtetë të këtij zhanri, e rendisin artistin me veshje modeste në rangun e më të mirëve të të gjitha kohërave, ku bëjnë pjesë dhe Unikkatil, BimmBima dhe D.M.K. Rasti i Elinelit është shumë i ngjashëm edhe me rastin e MC Kreshës, i cili gëzon një popullaritet të jashtëzakonshëm në Kosovë, por preferohet shumë pak për koncerte në Shqipëri. Edhe MC Kresha u desh të bënte një duet me ish-partneren e tij, Rozana Radi, që të njihej si emër. Kënga e tyre “Jabadabadu” nuk nxirrte në pah MCKreshën e vërtetë, por pas disa vitesh Shqipëria do ta ri-njihte atë me hitin mbështetur në këngën e famshme “Era”.

Të orientuar nga muzika ritmike dhe e kërcyeshme, shqiptarët e Shqipërisë duket se e kanë të vështirë të kuptojnë e pranojnë me lehtësi rrepin e vërtetë, atë që lindi në formë revolte ndaj shoqërisë dhe jo si formë mburrjeje për femra e para.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.