
Nëse jetoni në Itali apo e keni parë Ciao Darwin në platformat dixhitale në Shqipëri, e keni parë modelin me një trup të hatashëm që sfiloi me të brendshme duke i lënë gojëhapur vajzat në publik. Ndonëse Paolo Bonolis e prezanton si Italian, në të vërtetë Enrico është me origjinë shqiptare. Këtë e vërteton profili i tij në Facebook, ku gjenden emrat e familjarëve të tij shqiptarë.
Ai ka studiuar në Brescia të Italisë dhe është në një marrëdhënie me një modele italiane, Sara Pozzani-n. Enrico është model pranë agjencisë Tomorrow Models Management, në Milano. Sheko është zgjedhur nga realizuesit e Ciao Darwin për të përfaqësuar grupin e ‘Realëve’ në përballje ndaj ‘Virtualëve’. Dhe për fat të mirë, Enrico është me të vërtetë real. Dhe është shqiptar! Shikoni momentin kur ai sfilon si edhe reagimin e vajzave në publik: