Çfarë po ndodh rreth nesh

Rexhep Taip Erdogan braktis i xhindosur funeralin e Muhammad Ali

10 Qershor 2016

Rexhep Taip Erdogan braktis i xhindosur funeralin e Muhammad Ali

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e ka ndërprerë shkurtimisht udhetimin e tij në SHBA dhe nuk do të marrë pjesë në funeralin e boksierit të ndjerë Muhammad Ali, pas konfliktimit me organizatorët e ceremonisë. Dhe arsyeja e këtij konflikti, mësohet të ketë qenë fakti se gjatë një ceremonie lutjeje, organizatorët e kanë penguar presidentin që të vendosë mbi arkivolin e yllit të boksit, një pëlhurë nga Kabaja, godina e shenjtë në qendër të Mekës.

 Erdogan dhe kleriku suni që drejton çështjet e besimit në Turqi, gjithashtu kanë dashur të shpërndajnë lexime të Kuranit, por nuk janë lejuar ta bëjnë as këtë. Madje thuhet se truprojat e Erdogan kanë pasur edhe përplasje me Shërbimet Sekrete Amerikane, gjatë qëndrimit në Louisville. Presidenti turk kishte shkuar aty enkas për të nderuar kujtimin e boksierit, për të cilin thuhet se e ka admiruar jo vetëm si sportist, por edhe praktikues i Islamit dhe aktivist i të drejtave civile.

Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Kristi Tashi