Showbiz dhe TV

Flori Mumajesi: Dilema ime mes dy shoqeve të ngushta..!

16 Qershor 2016

Flori Mumajesi: Dilema ime mes dy shoqeve të ngushta..!

Flori Mumajesi është rikthyer përsëri me një bashkëpunim. Pas 'Gone Girl' me 2 Po 2, kantautori ka realizuar produksionin e tij më të ri për Besa Kokëdhimën, këngën '1 2 3' ku ai shfaqet si tekstshkrues dhe këngëtar. Mumajesi ka treguar se teksti i këngës bën fjalë për një trekëndësh dashurie mes një djali dhe dy shoqeve të ngushta.

I pyetur nëse vetë ka qenë ndonjëherë në një trekëndësh dashurie mes dy shoqeve të ngushta, ai ka thënë se është gjendur në një situatë të tillë, por pa tradhëtinë në mes.

'Jam gjendur, si nuk jam gjendur', është përgjigjur ai për Summer Pages, 'Por jo në kuptimin e këngës', ka shtuar Flori duke qeshur, 'Gjithsesi, edhe pse nuk ka asgjë personale në këngë, di histori të ngjashme që, për fat të keq apo të mië, kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin'

Megjithatë, sipas Florit kënga rrëfen më tepër për tundimin, sesa për tradhëtinë si tradhëti fizike:

'Jo, nuk është tradhëti, ka lëkundje, tundime, por jo tradhëti. Megjithatë, ndodh edhe kështu; ka një fillim, jep, merr dhe fund, më pas duhet të rifillojë cikli. Por me kë dhe si? Këtë ia lëmë këngës dhe kushdo mund ta interpretojë si të dojë'