
Ledri Vula është momentalisht një nga këngëtarët më të pëlqyer në tregun muzikor dhe mbështetet nga një numër i madh fansash. Por, ashtu siç fansat i tregojnë admirimin që kanë për të edhe reperi sa herë gjen mundësinë përpiqet të jetë pranë tyre me surpriza të ndryshme.
Rasti më i fundit është ditëlindja e një vajze. Ajo është një fanse e Ledrit dhe madje tortën e ditëlindjes e kishte kërkuar me fotografinë e tij. Surpriza më e madhe në ditëlindjen e saj ishte vetë Ledri Vula, i cili e ka takuar atë dhe e ka uruar për ditëlindje.
Shfletoni galerinë.
Burimi: Prive.al / Përshtati: Mikaela Brokëri