
Pas komentit famëkeq të Noizy-t mbrëmjen e së premtes në Instagram për Ledion Liçon (lexo këtu) ka ardhur më në fund edhe një reagim nga vetë moderatori. Në një intervistë të shkurtër për “Blitz.zl” ai është shprehur: “Nuk kam asnjë koment për këtë. Njerëzit janë të lirë në faqet e tyre në Instagram apo Facebook...”
I pyetur për arsyen që mund të ketë shtyrë reperin të bëjë atë postim, Ledioni është përgjigjur: “Varet se si është ndjerë në atë moment, por unë nuk kam asnjë marrëdhënie personale me artistët, i dua dhe i pëlqej si profesionistë për atë që bëjnë.”
Ndërkohë, moderatori, i cili ishte njëkohësisht edhe një nga organizatorët e “Top Awards”, ka bërë premtimin se vitin e ardhshëm, ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në një sallë më të madhe, me të paktën 7’000 vende.
Burimi: Blitz.al/ Përshtati: Kristi Tashi