
Pineapple mint
Vendosni në një shtrydhëse frutash: ananas, gjethe menteje, kastravec, lëng limoni dhe arrë kokosi. Përziejini ato dhe shtoni akull të grirë.
Black magic
Merrni një kupë me boronica, spinaq, lëng limoni, copa çokollate të zezë dhe arrë kokosi. Përziejini me akull dhe shtoni vazhdimisht lëng kokosi.
Green mary
Nëse jeni mërzitur me Bloody Mary, kjo është alternativa e duhur për ju. Mund ta bëni fare thjeshtë me këto përbërës: spinaq, domate, selino, spec i kuq, piper i zi dhe lëng limoni. Shtoni ujë sipas dëshirës.
Silver banana
Merrni një banane të ngrirë, një mollë, vanilje, qumësht dhe fara kungulli. Pasi keni arritur një masë të njëtrajtshme, mund të shtoni përsëri qumësht.
Chocpea protini
Për të gjithë ata që nuk i rezistojnë dot çokollatave, ky është smoothie perfekt. Përdorni kakao pluhur, vanilje, banana, gjalpë kikiriku, qumësht bajameje dhe copa çokollate. Përziejini deri sa të arrini një masë të njëtrajtshme në shtrydhëse dhe shtoni akull.
Shfletoni galerinë.
Burimi: Marie Claire / Përshtati: Mikaela Brokëri