Sport

Legjenda e futbollit turk: Jam shqiptar!

8 Korrik 2016

Legjenda e futbollit turk: Jam shqiptar!

Hakan Sukur, ish-sulmuesi i njohur turk ka ritheksuar faktin se është shqiptar. Ai ka qenë i ftuar në Universitetin “Mehmet Akif Ersoy”, së bashku me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në momentin që ka bërë këtë deklaratë.

“Jam shqiptar. Kam ngrënë bukë në Turqi, por unë jam një shqiptar,” ka thënë ish- futbollisti i cili është shënuesi më i mirë në historinë e kombëtares turke. Ai njihet me nofkën “Demi i Bosforit” dhe u bë një legjendë e skuadrës së Gallatasarajit pasi fitoi 14 tituj. Ndërkohë edhe presidenti ka komentuar deklaratën e tij:

“Le të mos ndahemi në turq, kurdë apo shqiptarë! Ne jemi një qeveri që e pranon çdo lloj nacionaliteti në vendin tonë. Edhe poeti Mehmet Akif, ai që thuri vargjet e himnit turk ishte shqiptar. Vëllai ynë Hakan Sukur është një shqiptar, i cili e veshi më shumë se çdokush tjetër fanellën e kombëtares tonë. Ai është një bir i këtij kombi.”

 

Shfletoni galerinë.

Burimi: BalkanWeb / Përshtati: Mikaela Brokëri