Social Buzz

Kjo foto ‘legjendare’nga protestat në SHBA po bën xhiron e botës

11 Korrik 2016

Kjo foto ‘legjendare’nga protestat në SHBA po bën xhiron e

Midis protestave të shumta në mbarë Amerikën për vrasjen e personave me ngjyrë nga policia, një fotografi e shkëputur nga protestat në Baton Rogue po bën xhiron e internetit. Fotoja e cilësuar si “legjendare” tregon një protestuese me ngjyrë, e veshur me një fustan të gjatë duke bërë një rezistencë paqësore, teksa është gati për t’u arrestuar nga dy policë të armatosur.

Imazhi i kapur nga Jonathan Bachman është kthyer në simbol të protestës së komunitetit afro-amerikan si dhe të lëvizjes “Black Lives Matter”. Që prej dy vrasjeve të fundit të Alton Sterling dhe Philando Castile nga policia, protesta të shumta kanë shpërthyer në SHBA, që kulminuan me vrasjen e 5 policëve të bardhë.

Burimi: CNN/ Përshtati: Kristi Tashi