Celebrity

Këto fotografi mund t'i kushtojnë rëndë mashkullit sex simbol italian!

14 Korrik 2016

Këto fotografi mund t'i kushtojnë rëndë mashkullit sex

Disa foto të bëra gjatë pushimeve me të dashurën, mund t’i kushtojnë shtrenjtë paparacit italian Fabrizio Corona.

Ai ka pak muaj që ka dalë nga burgu dhe aktualisht është në lirim me kusht, pra nuk mund të largohet jashtë një rrezeje të caktuar gjeografike. Mirëpo fotot e Coronës me të dashurën në jaht, kanë treguar që ai ka shkelur kushtet e lirimit, pavarësisht se sipas vendimit të Gjykatës kjo gjë mund ta kthejë në burg. Fotografitë intime të tij në Capri gjatë pushimeve në fund të muajit maj, lënë vend për hapjen sërish të çështjes gjyqësorë nga ana e Prokurorisë. Ai u shfaq sëbashku me showgirl-in Silvia Provvedi në bordin e jahtit luksoz, teksa shkëmbenin puthje dhe përqafime. Këto skena u cilësuan nga mediat rozë si të ngjashme me ato të disa viteve më parë të atij dhe argjentinases Belen Rodriguez.

Corona kthehet 3 vjet pasi u dënua me burg për evasion fiskal dhe shantazh ndaj personazheve të famshëm.