Fashion News

Çmenduria e fundit e modës: Çanta dhe xhaketa nga lëkura e ...

19 Korrik 2016

Çmenduria e fundit e modës: Çanta dhe xhaketa nga lëkura

Në një lajm të çuditshëm që ndërthur teknologjinë dhe modën, së fundmi, një studente po punon për krijimin e një koleksioni me çanta dhe xhaketa lëkure të krijuara nga lëkura e stilistit të ndjerë Alexander McQueen.

“Quartz” ka raportuar se stilistja me bazë në Londër Tina Gorjanc, po përdor ADN-ë e McQueen për të rritur lëkurë njerëzore në laborator. Lëkura do të ketë tatuazhe, nishane, quka dhe të tjera detaje të trupit të McQueen.

Projekti “Pure Human” shpreson të hedhë dritë mbi faktin që një ditë koorporatta e mëdha mund të përdorin informacionet tona gjenetike për produkte luksi dhe të tregojë se sa pak mbrojtje ka për ADN-në e një personi.

Burimi: Business of Fashion/ Përshtati: Kristi Tashi