Celebrity

Khloé s'i lejon fëmijët të flenë tek të tjerët - Dhe arsyeja duhet të dëgjohet nga çdo prind!

Shkruar nga Anabel

17 Prill 2025

Khloé s'i lejon fëmijët të flenë tek të

Khloé Kardashian është “shumë e rreptë” kur bëhet fjalë për fëmijët e saj. Nëna e dy fëmijëve zbuloi se nuk i lejon fëmijët e saj të flenë nëpër shtëpitë e të tjerëve.

"Unë nuk i lë fëmijët e mi të flenë askund përveç shtëpisë së tyre. Unë jam shumë e rreptë për këtë gjë. Kohët janë ndryshe, kështu që unë nuk do ta lejoj vajzën time apo djalin tim të flenë në shtëpitë e të tjerëve, thjesht jam një nga këta prindër," tha ajo.

"Unë thjesht... mendoj shumë. Kam parë shumë 'Dateline'," shtoi ajo me nota humori duke iu referuar episodit të serialit ku vajza që shkon për të fjetur në shtëpinë e shoqes së saj, përfundon e vrarë në mënyrë brutale.

Khloé s'i lejon fëmijët të flenë tek të

Ka shumë argumenta pse është një ide më e mirë që fëmijët tuaj të flenë vetëm në shtëpinë e tyre. Rasti i mësipëm është më ekstremi, por ja dhe arsye të tjera:

- Ti s'i njeh dot kurrë njerëzit aq mirë sa t'u besosh fëmijët

Mund të shkoni shumë mirë me fqinjët tuaj, po në fund të ditës s'keni pse i tregoni anë të errëta të veteve tuaja njëri-tjetrit apo jo? Në këtë mënyrë, gjithë fqinjët apo prindërit e miqve të fëmijëve tuaj mund të duken shumë të mirë, ama prindi s'duhet të jetë kurrsesi kaq naiv. Kur vjen puna te siguria e fëmijëve tuaj, sytë katër, pavarësisht nëse mërzitet fëmija juaj ose jo.

- Asgjë e mirë nuk ndodh pas mesnatës

Fëmijët mbajnë sekrete dhe bëjnë prapësira, sado të kujdesshëm të tregohen prindërit që do mbikëqyrin natën kur ata do flenë bashkë. Mbajtja e fëmijëve së bashku për një natë të gjatë për të fjetur në të njëjtën dhomë së bashku mund të sjellë disa sjellje ose aktivitete ndaj të cilave mund të mos dëshironi që fëmija juaj të ekspozohet. 

- E fjetura kthehet në një hapësirë shumë të cenueshme

Edhe pse prindërit e mirë bëjnë gjithçka munden për t'u siguruar që fëmijët të kenë miq të mirë që vijnë nga shtëpi të sigurta, ka plot gjëra që nuk mund të garantohen. Ju keni shumë pak kontroll se kush tjetër mund të jetë në shtëpinë ku jeton miku i fëmijës suaj.

Vëllezërit apo motrat e seksit të kundërt, të afërmit e tjerë apo edhe miq të tjerë të papritur mund të krijojnë mjedise të pasigurta për fëmijët. Dhe ndërsa ata janë duke fjetur ose nuk janë të rrethuar nga njerëz që njohin, fëmijët mund të jenë më pak të prirur të kërkojnë ose të marrin ndihmë nëse krijohet një situatë e keqe.

Artikuj të sugjeruar:

Burimet: People, Parents