Çfarë po ndodh rreth nesh

Anjeza Shabani nuk dorëzohet: Ja çfarë ka thënë sot në seancë gjyqësore

26 Korrik 2016

Anjeza Shabani nuk dorëzohet: Ja çfarë ka thënë sot

Pasi Gjykata e Tiranës dhe ajo e Apelit e lanë në “arrest me burg” me akuzën për keqtrajtim të miturish dhe shpërdorim detyre, Anjeza Shabani ka kërkuar ditën e së martës masë më të lehtë sigurie.

Shabani ka apeluar masën me argumentin se është penduar për atë që ka bërë, por edhe se në atë moment situata i ka dalë jashtë kontrollit, shkruan Balkan Web. “Jam penduar. Situata më doli nga duart. Nuk më shkonte ai gjest, e di. Po ta shihni videon jam penduar që në atë moment. Më ngritën kurth, edukatorja mbante qëndrim neutral”, ka thënë administratorja e kopshtit “Diren” gjatë seancës gjyqësore.

Shabani u regjistrua dhe denoncua nga emisioni investigativ “Stop” në 20 qershor. Në pamjet e publikuara ajo shfaqej duke dhunuar një fëmijë 3-vjeçar, por më vonë dëshmitë e prindërve treguan se ajo kishte dhunuar dhë fëmijë të tjerë.