
Me kalimin e viteve dhe me shfaqjen e rudhave të para në fytyrë, të gjithë fillojnë të kërkojnë çelsin e “rinisë së përjetshme”. Por edhe pse pavarësisht dëshirës tonë kjo gjë nuk është e mundur, të paktën mund të bëjmë diçka për të ngadalësuar procesin e plakjes së fytyrës. Është fare e thjeshë dhe përbërësit për maskën që iu mbron nga plakja ndodhen në kuzhinën tuaj.
Duhet vetëm pak kakao, kos, mjaltë dhe lëng limoni. Përziejini disa minuta të gjithë përbërësit bashkë, deri sa të krijohet një masë e njëtrajtshme. Aplikojeni maskën e përfituar në fytyrë dhe në zonën e qafës dhe mbajeni atë deri sa të thahet në lëkurë. Më pas, mjafton thjesht të pastroni lëkurën me një letër të lagur dhe ta shpëlani me ujë të ngrohtë.
Burimi: Women’s Health