
Edi Rama i kalon ditët e pushimit në Dhërmi, pranë djalit të tij të vogël, Zaho. Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto domethënëse nga këto pushime, teksa i mëson notit djalit të tij në breg të detit të Dhërmiut.
Kryeministri e bën plazhin në Dhërmi, ashtu sikurse kanë bërë kryeministrat e tjerë përpara tij. Ata pushojnë në vilën qeveritare, por kohët e fundit ajo ka pësuar një ndryshim rrënjësor.
Edi Rama e ka rikonstruktuar vilën e pushimit duke e kthyer në një vilë në stil modern, me ngjyra të lehta dhe i ka shtuar edhe disa piktura, ndërsa duken karriget e markës Kartell, një prej më të njohurave për mobilimin e shtëpisë.
Fotot e shpërndarë nga Lapsi.al tregojnë pamje të pazbuluara më parë nga vila qeveritare në Dhërmi, e cila ka ndryshuar si asnjëherë tjetër. Shfletoni galerinë!