Showbiz dhe TV

Pas humbjes së nënës, ja çfarë bën Zanfina Ismajli për ta përkujtuar!

8 Gusht 2016

Pas humbjes së nënës, ja çfarë bën Zanfina

Motrat Ismajli humbën nënën e tyre, Monën, në prill të 2016-ës. Një humbje që i pikëlloi Adelinën, Zanfinën e Emën, për të cilat Mona kishte qenë një nënë, motër, dhe një këshilluese në çdo hap të jetës.

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje në ekran, Zanfina Ismajli vendosi të kthehej me një këngë dedikuar nënës së saj. Në këtë këngë ajo shfaq edhe një detaj që tashmë do ta ketë përgjithmonë, në përkujtim të nënës: Zanfina ka bërë një tatuazh në pjesën e pasme të qafës me gërmën 'M' dhe dy krahë ëngjëlli.

Mona Ismajli i ka ndjekur vajzat e saj Adelina e Zanfina në çdo hap të muzikës, siç tregojnë ata që e kanë njohur, duke u përpjekur që t'i mbrojë gjithnjë nga situatat në prapaskenat e daljeve publike. Dhe ky tatuazh, duket se kërkon të thotë pikërisht këtë.