Celebrity

Modelja e famshme tregon vuajtjet e përditshme: 'Sëmundja që më prishi karrierën'

31 Gusht 2016

Modelja e famshme tregon vuajtjet e përditshme: 'Sëmundja që

Sëmundja “Lyme” ose e njohur ndryshe si “Lyme borreliosis”, është nje infeksion i cili shkaktohet nga bakteri Borrelia dhe gjendet në 25% të njerëzve. Ai shfaqet në formën e njollave të kuqe në lëkurë si dhe shkakton kruarje të shpeshta. Në një formë më të avancuar, pasojat e saj arrijnë deri në humbje të aftësisë lëvizëse të fytyrës, dhimbje të forta koke, temperaturë e lartë si dhe probleme me zemrën. Por mund të bëhet dhe pengesë e madhe në zhvillimin e aktivitetit normal jetësor, ashtu siç është bërë për modelen e famshme, Bella Hadid.

Hadid ka ndarë disa fotografi me fansat e saj, ku tregon sesi përditë i duhet të përballet me sëmundjen dhe trajtimin e saj. Në familjen e modeles, ajo nuk është e vemtja që vuan nga kjo sëmundje. Edhe vëllai dhe mamaja Yolanda trajtohen të dy, por pak më rrallë se Bella.

Vajzës më të vogël të familjes i është dashur të heqë dorë nga sporti i saj i preferuar për shkak të kësaj sëmundjeje. Pak kohë më parë, Bella tregoi se nuk mund të konkurronte në Lojrat Olimpike në sportin e kalërimit, pasi në këtë mënyrë simptormat do përkeqësoheshin.