
Mbretëresha e Anglisë po kërkon një sanitare për Pallatin Mbretëror të Buckingham-it. Por pagesa nuk është ajo që mund të prisni.
Sipas një publikimi në faqen zyrtare të Familjes Mbretërore të Anglisë, Mbretëresha Elizabetë ofron 16,755 paundë në vit ose rreth 22 mijë dollarë. Duket tejet e pakët kur merr parasysh hapësirat gjigande të pallatit, ku çdo cep është një histori që duhet pastruar dhe ruajtur si sytë e ballit.
Sa për kushtet e punës; 33 ditë pushime në vit dhe e drejta për të jetuar në vendin më të lakmuar të Britanisë.
'Nuk është një pozicion standart prej sanitareje', shkruan Pallati Mbretëror, 'Do të jetoni, punoni në ambjente të mrekullueshme historike, duke u kujdesur që ato të jenë të paraqitshme në më të mirën për të ftuarit, kolegët dhe sigurisht, familjen mbretërore. Me standardet më të larta, duhet të pastroni brendinë dhe orenditë nga tapetet tek vazot historike dhe pikturat e pazëvendësueshme.'
Më guximtarët fitojnë.
Burimi: Glamour