Anabel Picks

Këto 4 vajza zbuluan diçka për trupin e tyre që çdo femër duhet ta dijë!

19 Shtator 2016

Këto 4 vajza zbuluan diçka për trupin e tyre që çdo

Kur vjen puna tek xhinset, një gjë është e sigurtë: nëse nuk të rrinë perfekt, më mirë lëri fare. Por për të arritur këtë, fillimisht duhet të njohësh mirë trupin tënd dhe çfarë i nevojitet atij. Për këtë arsye, Anabel.al ka “rekrutuar” katër vajza të zakonshme shqiptare, të cilat në dyqanin e LTB Jeans në TEG, zbuluan xhinset ideale për format e tyre trupore dhe pjesa më e bukur (për to, sigurisht), mundën t’i merrnin ato me vete në shtëpi!

Vajza 1: E gjatë

Ka një arsye përse modelet fotografohen vazhdimisht me xhinse në stil kauboj. Ato janë dizenjuar enkas për vajzat e gjata, për t’u theksuar atyre këmbët dhe njëkohësisht për të ruajtur proporcionet.
Çmimi: 5,990 Lekë

Vajza 2: Në formë tete (8)

Kur ke një bel të hollë, mos hezito ta tregosh! Thekso format me një palë xhinse me bel të lartë dhe me prerje të ngushtë, për një siluetë super joshëse.
Çmimi: 5,990 Lekë

Vajza 3: Petite (Trupvogël)

Xhinset që ekspozojnë kyçet krijojnë iluzionin e këmbëve më të gjata dhe nëse bëni pjesë në grupin e vajzave trupvogla, kjo është ajo që ju duhet. Prerjet e ngushta gjithashtu janë ideale pasi ato të gjera, theksojnë gjerësinë dhe jo gjatësinë.
Çmimi: 6,990 Lekë

Vajza 4: E kolme

E keni parë ndonjëherë Kim Kardashian me xhinse të ngushta dhe keni menduar se nuk duket mirë? As ne! Zgjidhni një prerje të ngushtë elastike në ngjyrë të errët që do t’ju bëjë të dukeni elegante pa shumë mundim.
Çmimi: 5,990 Lekë

Xhinset e mësiperme ju mund t'i kombinoni me: