
Do të dalin në shitje në fund të këtij viti dhe do të kushtojnë vetëm 130 dollarë. Bëhet fjalë për “Spectacles”, syzet e diellit të prodhuara nga SnapChat që janë në gjendje të regjistrojnë video të shkurtra dhe t’i shpërndjanë ato online.
Kamera e pozicionuar në skeletin e tyre aktivizohet nëpërmjet një butoni në pjesën anësore dhe videot zgjasin deri në 10 sekonda. Në momentin e përfundimit të regjistrimit, syzet e publikojnë menjëherë videon në profilin tuaj SnapChat nëpërmjet teknologjisë ëireless. Syzet “Spectacles” karikohen automatikisht në kapakun e tyre dhe mund të funnksionojnë për një ditë të plotë.
Burimi: Corriere