Pas prezantimit në reportazhin: “Ma pikturo ëndrrën” në televizionin RTV21 në Kosovë, shtëpia e Kened Frrokajt tërhoqi vëmendjen e medias shqiptare dhe rrjeteve sociale për nga madhështia dhe bukuria e saj.
Shtëpia 550 metra katrorë ndodhet në fshatin Planqor të komunës së Gjakovës. Madhështia në pamjen e saj ballore të lë përshtypjen se i zoti i saj ka shpenzuar miliona dhe nga detajet kupton se e ka bërë me shumë dashuri dhe përkushtim.
Ngjyra e saj e bardhë nga jashtë kombinon me gjelbërimin e pafund, ajo është rrethuar nga skulpturat e mbretërve ilirë në të dyja anët e saj si dhe 16 shtyllat prej mermeri të stilit klasik të vendosura në pjesë të ndryshme. Po ashtu, nga brenda ajo është mahnitëse, e mbushur me piktura, skulptura dhe shandanë madhështorë dhe mobilje të stilit klasik. Për më tepër shikoni video më poshtë: