
Gigi Hadid është një ndër modelet më të paguara në botë. E megjithatë pasuria e saj s'ka të krahasuar me atë të babait, Mohamed Hadid.

67-vjeçari ka shfaqur vilën e tij madhështore në Bel Air në revistën "Harper's Bazaar" arabe. Banesa gjigande mban emrin "Le Belvédère", dhe ka një hapësirë prej plot 4,500 metrash katrorë.

Tre katet gjigande të saj janë arreduar me objekte me vlerë të stilit oriental, ndaj vila ngjan më shumë si një muze sesa si një shtëpi. 1,000 njerëz kanë punuar për ndërtimin e saj.
Ndërtesa ngrihet mbi një tokë me sipërfaqe 8,903 metra katrorë, e rrethuar nga një oborr me një pishinë gjigande dhe gjelbërim nga të katërta anët.

Të gjithë po vrasin mendjen, përse Gigi Hadid dhe motra e saj Bella, deshën të dilnin në shtëpi më vete?

Photo Courtesy of DailyMail